×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj uron 28 nëntorin dhe bën thirrje të festohet në shtëpi

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në prag të festës së 28 Nëntorit, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

    Zemaj thekson se edhe pse sot do të kishte dashur të bënte përgatitje për këtë festë por në këto kushte Pandemie patriotizmi më i madh është të rreshtohemi krahas institucioneve dhe mantelbardhëve.

    Ai ka bërë thirrje të festohet në shtëpi.

    “Andaj, duke ju uruar Festën e 28 Nëntorit, ju bëj thirrje që të festoni në shtëpi, e dimë që nuk është mënyra më e mirë e të festuarit, por është e domosdoshme” shkruan Zemaj në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Qytetarë të nderuar,

    Kisha dashur shumë që sot bashkë me ambasadorin e Shqipërisë, z. Qemal Mixhozin dhe me gjithë të tjerët të bënim përgatitjet për festën e madhe të 28 Nëntorit, festën e Flamurit kombëtar që me të edhe nisëm, vazhduam dhe mbyllëm luftën tonë më 1999-ën.

    Por jo, sot festën gëzimin dhe patriotizimin tonë duhet ta tregojmë ndryshe, patriot është ai i cili rreshtohet krah institucioneve, rreshtohet në krahë të mantel bardhëve, të Policisë dhe të gjithë të tjerëve, për të vetmin qëllim, ruajtjen e shëndetit të njëri-tjetrit.

    Secili tashmë e di se fitorja e kësaj lufte është në duart e secilit nga ne, duke ruajtur veten, familjarët dhe rrethin ku jetojmë.

    Për nëntë muaj, pandemia na ka dhënë shumë mësime, por mësimi më i mirë që mund të nxjerrim është që secili duhet të bëhet pjesë aktive e kësaj lufte kundër virusit.

    Është në dorën tonë të bartim maskën, të ruajmë distancën dhe mbajmë higjienën.

    Andaj, duke ju uruar Festën e 28 Nëntorit, ju bëj thirrje që të festoni në shtëpi, e dimë që nuk është mënyra më e mirë e të festuarit, por është e domosdoshme.

    Bashkë ia dalim!

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Lajme07 Maj 2024
    Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e “Reporterëve pa Kufij”, të cilët e renditën Kosovën 19 vende më poshtë në...
    Lajme07 Maj 2024
    Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se gjatë qeverisjes VV-GUXO, imazhi i Kosovës është më...
    Të tjera
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me laboratorin e drogës që u gjet në fshatin Miokovicë të Leposaviqit gjatë...
    Lifestyle07 Maj 2024
    Shumica e njerëzve e kanë përjetuar ndonjëherë ose do ta përjetojnë në të ardhmen ndjenjën e një ndarje, dhe shpeshherë ndarjet dinë...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nesër do të dalin në zgjedhjet e dyfishta për të zgjedhur presidentin e ri të shtetit dhe...
    Lajme07 Maj 2024
    Dy persona kanë marrë lëndime trupore, pasi një motoçikletë është aksidentuar në orët e mbrëmjes në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka ushtruar bashkë me njësinë policore të specializuar të EULEX-it dhe KFOR-in. Siç thuhet në njoftim, ky ushtrim kishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.