×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku për mandatin e Speciales: Po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë e po bëjnë çka po donë

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Kryetari në detyrë i OVL-UÇK, Faton Klinaku ka reaguar pas vendimit për vazhdimin e mandatit të Speciales.

    Klinaku thotë se gjykatësit e Hagës po pretendojnë se përbëjnë Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

    Në emër të kësaj thotë ai, kanë vazhduar mandatin e vet.

    Ai i është referuar edhe Kushtetutës rreth Dhomave të Specializuara të Gjykatës Kushtetuese dhe përbërjes së saj, më saktësisht amandametit numër 24, neni 162, pika 3.

    “3. Një Dhomë e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga tre (3) gjyqtarë ndërkombëtar të emëruar shtesë krahas gjyqtarëve të referuar sipas Nenit 114 (1), do të vendosë ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese sipas Nenit 113 të Kushtetutës në lidhje me Dhomat e specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me ligjin e veçantë”, thotë kjo pikë.

    Klinaku thotë se i vjen inati që na kanë gjetë të ligë e po bëjnë çka po donë.

    Ky ëstë postimi i tij i plotë:

    Qenkan mbledhur tre gjykatës të Hagës dhe po pretendojnë se përbëjnë Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në emër të saj e paskan vazhduar mandatin e vet, të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

    https://www.scp-ks.org/…/aktgjykim-mbi-referimin-e-amendame…

    Ja çka thotë Kushtetuta për Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese dhe kush e përbën atë:

    Amandamenti nr 24, neni 162, pika 3:

    3. Një Dhomë e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga tre (3) gjyqtarë ndërkombëtar të emëruar shtesë krahas gjyqtarëve të referuar sipas Nenit 114 (1), do të vendosë ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese sipas Nenit 113 të Kushtetutës në lidhje me Dhomat e specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me ligjin e veçantë.

    Veç po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë, pa deputetë, pa kryeministër, pa Avokat të Popullit e po na bëjnë çka po donë!

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka organizuar takim me komunat për të diskutuar ecurinë e Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024). Agjencia e...
    Lajme01 Maj 2024
    Shtetet kyçe të BE-së po kërkojnë progres të prekshëm nga Kosova sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe...
    Lajme01 Maj 2024
    Kanë kaluar 34 vjet që nga tubimi i madh “Verrat e Llukës”, ku shumë shqiptar ia falën njëri-tjetrit gjakun. Këtë datë të...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Nga muaji qershor do të ketë ndryshime për t’u pajisur me vizë pune gjermane për punëtorët e pakualifikuar, sipas Rregullorës së Ballkanit...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Agim Selmanaj. Haradinaj me këtë rast ka...
    Sport01 Maj 2024
    Juventus ka nisur të mendojë që tash për edicionin e ri. Mediat italiane bëjnë të ditur se “Zonja e Vjetër” kanë siguruar...
    Lajme01 Maj 2024
    Shfaqja “Time”, produksion i Baletit Kombëtar të Kosovës, është shpërblyer me çmimin e parë të festivalit “Albanian Dance Competition, Creativity&Interpretation”, për koreografinë...
    Lajme01 Maj 2024
    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se vendi vazhdon të jetë në gjendje jo të...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.