×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj tregon bisedën e tij me Millosheviqin në burgun e Hagës

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Lideri i AAK-së, njëherit ish-kryeministri Ramush Haradinaj rrëfeu përballjen me Sllobodan Millosheviçin në burg të Hagës.

    Haradinaj i tregoi përballjet e tij me kasapin e Ballkanit dhe shkëmbimet e “thumbave” në mes tyre.

    “E kam parë disa herë, kemi qenë në kate të ndryshme, unë kam qenë në katin e tretë, ai në katin e parë për shkak të moshës dhe afërsisë me sallat e punës për avokatët, por zakonisht kur kemi pasur vizita apo takime me avokatë, kemi shfrytëzuar të njëjtat hapësira të përbashkëta”, rrëfeu Haradinaj.

    Ai vazhdoi duke treguar se kishte folur dy tre here me të.

    “Herën e parë nuk e njoha, e kemi parë në televizor, kostum, aty e kishte lëshuar fort, kishte rënë për tokë, kishte tuta, një jelek si të peshkatarëve me shumë xhepa, mbi ato tutat dhe më foli në anglisht. Një anglishte të lodhur, më tha a je filani? Unë nuk e dita me kë po flas dhe u ndala po e shihja, dhe tha, unë jam Millosheviçi, po ishte një distancë ashtu.Tha, si po të duket këtu? Pyetja e parë që ma bëri dhe ky ishte një farë cinizmi, që shyqyr që erdhe ti, i thashë, nuk e di, ju jeni më gjatë…., si po kalon? Kuptohet, aty kishte edhe gardian, dhe personel, dhe më tha e merr vesh vetë. Dy tre raste kam pasur. Më tha si është puna atje poshtë, i thashë ku poshtë? Në Kosovë, i thashë jo mirë. Tha pse? I thashë kemi problem me europianët, ata duan të na bëjnë shtet, por multietnik, por edhe amerikanët, shumë probleme, tha pse? I thash po dojnë me na e bë ushtrinë si të vetën, edhe kjo nuk i pëlqeu fare, kjo ka qenë hera e fundit që kemi komunikuar. Aty kanë qenë të gjithë, Shesheli, etj. Disa prej tyre kanë pasur mënyra me shpjeguar historinë e popullit të vet” shtoi Haradinaj në ABC.

    Ndërkohë që tashmë me drejtësinë në Hagë po përballen shokët e luftës së Haradinajt, kupola e UÇK-së, nga Hashim Thaçi, te Veseli, Selimi dhe Krasniqi.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.