×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Pal Lekaj në fund të mandatit shpall konkurs të madh për punësime dhe avancime (Dokument)

    FrontOnline
    13 Shtator 2019

    Ministri në largim i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, ka shpallur sot një konkurs të madh në institucionin që e drejton, ndonëse kryeministri Ramush Haradinaj ka dy muaj që ka dhënë dorëheqje dhe vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas tri javëve, përkatësisht më 6 tetor 2019, raporton Portali “Front Online”.

    Lekaj, sipas konkursit të publikuar në faqen e MIT, ka shpallë konkurs për 19 pozita të reja dhe 3 avancime, përfshirë këtu: Zyrtar për ndërtimtari, zyrtar i lartë për çështje pronësore, menaxher regjional, inspektor i transportit rrugor, inspektor i infrastrukturës rrugore, avancim për udhëheqës të divizionit për komunikim me publikun, avancim për udhëheqës të divizionit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit, avancim për udhëheqës të divizionit të inspektimit të infrastrukturës rrugore, zyrtar të lartë për prokurim, zyrtar i prokurimit (jo i karrierës), zyrtar administrativ në departamentin e Inspektimit, udhëheqës i divizionit për përgatitjen e testeve për patentshofer, konkurs për auditor të brendshëm dhe konkurs për asistent administrativ.

    Përpos që në këtë konkurs ka shumë gabime gjuhësore, punësimet që planifikohet në fund të mandatit të ministrit Pal Lekaj vlerësohen si politike dhe me qëllim të përfitimit të votave në zgjedhjet e 6 tetorit.

    Përndryshe, Pal Lekaj është i shtati në listën për deputetë të koalicionit AAK-PSD.

    Portali “Front Online” poashtu sot gjatë ditës ka raportuar për një vendim, të cilin me 29 gusht të këtij viti e ka nënshkruar Pal Lekaj, me të cilin obligohet matja e gazrave për mjetet rrugore të regjistruara, që klasifikohen jo me lartë se niveli EURO 5 për gazra dalëse nga data 1 shtator 2019. Një vendim i tillë po konsiderohet e favorshëm financiarisht për kompaninë  “Eurolab”, e cila udhëhiqet nga familja Devolli.

    /Front Online/

     

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime23 Qershor 2025
    Mbi 16 milionë euro kanë shpenzuar institucionet qendrore dhe lokale për blerje të veturave të reja dhe marrje me qira të veturave...
    Hulumtime09 Qershor 2025
    Po bëhen dy muaj prej se Kuvendi i Kosovës po dështon të konstituohet si pasojë e përçarjes së spektrit politik në vend,...
    Hulumtime12 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga vartësja e tij, Rozeta Hajdari, muajin e kaluar kishin vizituar kompaninë “Mercom”, e cila...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.