
Kredi e gjelbër me normë interesi 28,72 % është oferta që po e promovon Institucioni Mirkofinanciar, Agjensioni për Financimin e Kosovës (AFK).
Ky institucion, por edhe Institucionet tjera të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) edhe më tutje po aplikojnë norma astronomike të interesit për kredi edhe atë deri në 31,29 %.
“Front Online” ka raportuar dje se të lodhur nga varfëria dhe pa mundësia për të marrë kredi nëpër institucione bankare, një numër i madh i qytetareve detyrohen të marrin kredi nëpër Institucione Mikrofinanciare, ndonëse norma e interesit që ato aplikojnë është më e larta se sa ato që aplikojnë fajdexhinjtë.

Në çmimorën e publikuar në ueb faqen e Agjencisë për Financimin e Kosovës (AFK) thuhet se për 5000 deri në 10000 euro kredi për renovim në afat kthimi prej 2 deri në 36 muaj norma efektive e interesit është 28,72 % deri më 31,29 %.
Po ashtu, sipas cmimores se publikuar normë e tille interesi deri në 31,29 % aplikohet edhe për kredi për nevoja familjare.
Gjithashtu për të marrë kredi për biznes në këtë Institucion Mikrofinanciar norma e interesit që këta aplikojnë është 18,39 % deri më 28,07 % / Front Online /