×
  • Lajme
  • Lajme

    A do dënohen partitë politike për fushatën e nisur para kohës?

    FrontOnline
    10 Shtator 2019

    Fushata elektorale në vend fillon zyrtarisht me 25 shtator.

    Por, për partitë politike dhe kandidatët për deputetë ajo tashmë veç ka filluar, dhe po zhvillohet në degë bastione, rrjete shoqërore dhe me qytetarë anekënd vendit.
    Edhe shumica e kandidatëve për deputetë i kanë bërë tashmë publik numrat me të cilët kandidojnë në këto zgjedhje.

    E të gjitha këto veprime po i bëjnë duke qenë të lirë, pasi që me Ligjin për zgjedhje nuk është paraparë sanksionim i këtij veprimi, raporton GazetaBlic.

    Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në një intervistë për Gazeta Blic ka treguar se si është e rregulluar kjo me ligj.

    “Me nenin 33 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme (LZP-së) janë të sanksionuara Veprimet e Ndaluara të Subjekteve Politike, ku në mënyrë të qartë thuhet se gjatë periudhës së fushatës që nënkupton fushatën zyrtare të zgjedhjeve, subjekteve politike, mbështetësve ose kandidateve të tyre ju ndalohet bërja e fushatës zgjedhore. Në LZP nuk është përfshirë sanksionimi i fushatës para fillimit të fushatës zyrtare të zgjedhjeve e që nënkupton se PZAP-i nuk mund të caktoj dënime lidhur me këto aktivitetet që po bëjnë subjektet politike në këtë kohë. PZAP-i, mund te caktoj dënime për veprimet e ndaluara sipas nenit 33. te LZP-se vetëm gjate periudhës se fushatës zyrtare zgjedhore” ka deklaruar Desku.

    Edhe monitoruesja e zgjedhjeve në DnV Agnesa Haxhiu në një prononcim për Gazeta Blic ka sqaruar se nuk ka sanksione për subjektet politike sa i përket para fushatës.

    “Listat me emrat e kandidatëve të subjekteve politike që garojnë në këto zgjedhje janë dorëzuar javën e kaluar në KQZ dhe Komisioni Qendror Zgjedhor sot i ka certifikuar ato dhe normalisht publikimi i tyre nga ana e kandidatëve nuk përbën shkelje ligjore sepse ato tashmë janë publike. Në anën tjetër, subjektet politike që do të garojnë në këto zgjedhje kanë filluar fushatën ndonëse zyrtarisht ajo fillon me 25 shtator dhe do të zgjas 10 ditë ashtu siç ka vendosur KQZ. Mirëpo ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat e tjera zgjedhore nuk e rregullojnë ‘para fushatën’ dhe për më tepër nuk parashihen sanksione për subjektet politike”.
    Që nga rënia e qeverisë Haradinaj partitë politike në vend kanë filluar fushatën elektorale dhe ditët e fundit shumica e partive politike kanë bërë publik edhe emrat e kandidatë për deputetë.

    Që nga rënia e qeverisë Haradinaj partitë politike në vend kanë filluar fushatën elektorale dhe ditët e fundit shumica e partive politike kanë bërë publik edhe emrat e kandidatë për deputetë./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.