×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    500 deri në 50 mijë euro gjobat për partitë politike që shkelin rregullat në fushatë zgjedhore

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    500 deri në 50 mijë euro mund të gjobiten partitë politike në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut në rast se shkelin rregullat e fushatës zgjedhore.

    Kështu ka bërë të ditur për FrontOnline, kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Shukri Sylejmani.

    “Dënimet nuk janë edhe të vogla fare, psh.,dënimi i parë 500, 1 mijë euro, 1500, 2000, vazhdon dënimi nderi në 50 mijë euro që kemi të drejtë medënu një subjekt politik. Nuk po them që kemi pas raste që për një shkelje kemi dhënë dënime të larta, por është karakteristikë i përsërisin shkeljet edhe tash ata të njoftuar për të gjitha shkeljet”, ka thënë ai.

    Sylejmani ka bërë të ditur se pavarësisht që fushata në këto dy komuna ka filluar si institucion deri më tani ende nuk kanë pranuar asnjë ankesë nga partitë politike.

    Por, thotë se ka ende kohë, dhe se ankesat mund të vijnë në çdo kohë.

    “Ju informoj që ky institucion ligjërisht i paraparë për menaxhimin e ankesave nërastin e zgjedhjeve nuk ka pranuar ndaj asnjë subjekti deri më tash ankesë lidhur me fushatën zgjedhore edhe pse fushata zgjedhore për këto dy komuna ka filluar. Për Mitrovicën ka filluar që disa ditë ndërsa për Podujevën tash rishtazi.Kanë kohë akoma me paraqit ankesë, ne do të jemi këtu për të dhënëpërgjigje”, ka deklaruara Sylejmani.

    Sipas tij, kudo që PZAP has në shkelje të Kodit të Mirësjelljes nga partitë politike për gjithsecilën do të ketë sanksione.

    “Të gjitha subjektet politike janë tëinformuar për kodin e mirësjelljes, për ato dispozita që janë në kuadër të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Subjektet politike e dinë mirë se si bëhet fushata zgjedhore, çka kanë drejtë, çka nuk kanë të drejtë, çka është e sanksionuar sidomos ato subjekte që kanëmarrë pjese edhe më herët në zgjedhje. Ne aty ku gjejmë shkelje tëKodit të Mirësjelljes normalisht që me aprovimin e atyre ankesave japim edhe sanksione në të holla me qëllim tëvetëdijesimit dhe preventives  në mënyrë që zgjedhjet me dal me një imazh të mirë, me qenë të pranueshme”, ka treguar Sylejmani.

    I pari i PZAP-së, ka pohuar se gjobat janë të caktuar me një rregullore të brendshme dhe se për përmbajtjen e kësaj rregulloreje janë të njoftuara të gjitha subjektet politike.

    “Gjobat i kemi të caktuat me një rregullore të brendshme dhe për përmbajtjen e asaj rregulloreje subjektet politike janë të njoftuara ,e dinë çfarë dënimi marrin për herën e parë , edhe kur e përsërisin njëherë, dy herë, tri herë, varësisht sa herë e përsërisin shkon nga njëpërqindje e atij dënimi duke u rritur”, ka deklaruar Sylejmani për FrontOnline.

    Sipas vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor buxheti i planifikuar për këto zgjedhje që do të mbahen të dielën në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut është 193 mijë e 181 euro. Në kuadër të këtij buxheti janë paraparë dy raundet, ashtu siç kërkohet me ligj.

    Në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura më 06 tetor 2019, PZAP-i ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjoba në shumë prej 360 mijë euro ku prej tyre janë paguar nga subjektet politike 354 e 900 euro, dhe kanë mbetur të papaguara 5 mijë e 100 euro./FrontOnline/

     

     

     

     

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sylë Ukshini, ish-shef i misionit diplomatik në Tiranë dhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se dinamika e dialogut ndërmjet Kosovës dhe...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për audio-incizimin e publikuar ku dëgjohet një bisedë mes kryetares së Grupit...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.