×
  • Lajme
  • Lajme

    Pazarllëku me Remdesivir në Prishtinë

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Burim Gashi, 41 vjeç, të dielën është shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë, pas përkeqësimit të gjendjes me koronavirus.

    Mjekët menjëherë i kanë thënë se duhet të marrë ilaçin Remdesivir. Qendra Klinike Universitare e Kosovës ende nuk ka arritur ta sigurojë këtë ilaç, i cili përdoret për të trajtuar sëmundjen COVID-19, kurse në treg, ai mund të blihet me një çmim nga 150 deri në 200 euro.

    Bashkëshortja e Gashit, Jehona Zhitia, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka qenë e detyruar të bëjë ‘pazar’ për të siguruar këtë ilaç.

    “Me rekomandim të mjekëve është thënë se (për Burimin) duhet menjëherë të merret ilaçi tashmë shumë i përfolur Remdesivir. Sigurimi i këtij ilaçi është i vështirë këtyre ditëve në Kosovë. Ai në treg është me çmime të ndryshme. Ky ilaç po shitet e po blihet në forma të ndryshme, veç farmacive, në disa pika të caktuar edhe disa individë e kanë sjellë vetë tek oborri i klinikës”, tha ajo.

    “Më është dashur vetë të bëj pazar për ilaçin. Çmimi i këtij ilaçi sillet nga 50 euro deri në 220 euro (varësisht prej prodhuesit)”, tha Zhitia.

    Zhitia po ashtu shton se në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka mungesë edhe të barnave esenciale.

    Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë (MSH) është në procedurat e fundit të prokurimit sa i përket furnizimit me ilaçin Remdesivir, i cili përdoret për të trajtuar sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

    Por, nga MSH-ja thonë se do të sigurojnë këtë ilaç vetëm për 200 pacientë.

    “Planifikim është bërë në kohën, ndoshta kur shtatori, tetori kishte numër më të ultë të pacientëve të shtrirë në klinikat tona”, tha për Radion Evropa e Lirë, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj.

    Remdesiviri i përket një klase të ilaçeve të njohura si “zëvendësim i nukleozidit”, të cilat përdoren gjerësisht në trajtimin e kancereve, viruseve dhe infeksioneve të ndryshme.

    Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe në maj ka miratuar Remdesivirin si ilaç që mund të përdoret për trajtimin e koronavirusit të ri.

    Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ky ilaç ka pak ose aspak rezultate në luftimin e sëmundjes COVID-19.

    Mjekimi nga COVID-19 në Kosovë, ku një rrogë mesatare është rreth 500 euro e niveli i papunësisë rreth 30 për qind, kushton me qindra euro. Antibiotikë, paracetamol, vitamina të ndryshme, fraksiparina, albumina janë disa nga medikamentet që përdoren nga pacientët me COVID-19.

    Ministri Armend Zemaj thotë se ministria është duke punuar që t’i ndihmojë qytetarët me aq sa kanë mundësi buxhetore për blerjen e barnave, të cilat nuk janë në listën esenciale, për trajtimin e koronavirusit.

    “Ajo që duhet të theksohet është se këto janë barna (Remdesiviri dhe Favirini) nuk janë në listën esenciale, por prapëseprapë ne mendojmë dhe besoj se duhet t’u dalim në ndihmë pacientëve dhe qytetarëve, duke parë se ka një kosto marrja e këtij bari. Në raste të caktuar preferohet apo sugjerohet edhe nga klinicistët”, tha ministri Zemaj.

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës është duke monitoruar punën e institucioneve shëndetësore publike, për të parë nëse ka trajtim adekuat dhe të mjaftueshëm për qytetarët. Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj tha për Radion Evropa e Lirë se shteti duhet të sigurojë të gjitha medikamentet për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

    “Duhet që shteti t’ju sigurojë të gjithë pacientëve të marrin këtë terapi sepse në bazë të një analize, terapia te pacientët të cilët kanë simptoma të rënda me COVID-19, shkon nga 2,000 deri 3,000 euro për një individ. Prandaj është shumë e vështirë që pacientët të kenë mundësi ta paguajnë vetë. Pikërisht mbi këtë çështje është përgjegjësi institucionale e shtetit për t’ua siguruar terapinë pacientëve të cilët kanë nevojë”, tha Reshitaj.

    Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 35, 549 të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.

    Prej tyre 939 pacientë kanë vdekur.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se janë cerifikuar snajperistë që do t’iu shtohen njësive të FSK-së. FSK ka bërë...
    Lajme03 Maj 2024
    Regresi prej 19 vendesh në lirinë e medias, Bytyqi e AAK-së: Sigurisht, ”duartrokitjet’’ shkojnë për Albin Kurtin Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi,...
    Lajme03 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka ndaluar për 48-orë të dyshuarin për dhunimin e një vajze. Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat sanksionues ndaj Kosovës, megjithëse sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtëm,...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se regresi për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga “Reporterët pa...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Nismën Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të mbajë nesër konferencë për medie, ku do ta prezantojë një aderim të ri. Partisë...
    Lajme03 Maj 2024
    Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Për këtë datë është publikuar raporti i “Reporterëve Pa Kufij” ku Kosova ka rënë...
    Lajme03 Maj 2024
    “Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, raporton “Betimi për Drejtësi”....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.