×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja s’e komenton deklaratën e Hazirit për Gjykatën Speciale

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri pret që që Gjykata Speciale do të prodhojë drejtësi sesa heronj të rinj. E për këtë deklaratë të Hazirit, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dashur ta komentojë.

    Haziri, një javë më parë, në një intervistë për Gazetën Express tha se duhet të pritet rezultati final.

    “Tani, 21 vjet pas luftës, a është vonë? Po. A është sosë durimi? Te shumica prej nesh po. Por duhet të besojmë dhe duhet ta presim rezultatin final. Duhet të besojmë më shumë që kjo gjykatë do të prodhojë drejtësi sesa heronj të rinj”, kishte thënë Haziri.

    Por, Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me udhëheqësit e anëtarët e PDK-së se si e kanë vlerësuar këtë deklaratë, por të njëjtit nuk kanë dashur të flasin, anipse ish-kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli po ballafaqohet me drejtësinë në Hagë.

    Më 5 nëntor janë konfirmuar aktakuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët janë dërguar në Hagë.

    Krerët e UÇK-së bashkërisht akuzohen për krime të luftës, krime kundër njerëzimit, arrestime të kundërligjshme, trajtim mizor dhe vrasje.

    Sipas kësaj aktakuze pjesëtarë të UÇK-së, gjatë marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit duke arrestuar dhe ndaluar persona civil në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

    Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sylë Ukshini, ish-shef i misionit diplomatik në Tiranë dhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se dinamika e dialogut ndërmjet Kosovës dhe...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për audio-incizimin e publikuar ku dëgjohet një bisedë mes kryetares së Grupit...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.