×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda e Farmacistëve: Të vendoset rregull me çmimet e produkteve medicinale

    FrontOnline
    22 Nëntor 2020

    Oda e Farmacistëve të Kosovës ka bërë thirrje që sa më parë të merren masa dhe të vendoset rregull me çështjen e çmimeve të produkteve medicinale të bllokuar tashme sa muaj nga Ministria e Shëndetësisë dhe të ndalet kjo goditje e madhe që i bëhet shoqërisë por edhe farmacistëve.

    Oda ka kërkuar që dinjiteti i farmacistëve si profesionistë shëndetësorë të ruhet me çdo kusht por për këtë gjë duhet të bëhen veprime nga qeveria dhe parlamenti.

    “Ruajtja e dinjitetit dhe vendosja e rregullave do të thotë mirëqenie më e mirë për pacientët dhe ruajtje e shëndetit publik të popullatës”, thuhet në reagimin e odës.

    Sipas kësaj organizate, ata kanë reaguar disa herë dhe në vazhdimësi lidhur me çështjen e çmimeve të produkteve medicinale.

    “Ky reagim gjithashtu është dërguar edhe në adresat e ndryshme në Ministrinë e Shëndetësisë, Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe në Parlamentin e Republikës së Kosovës por edhe gjatë dëgjimit publik të Ligjit për COVID. Shkresa e bashkëngjitur (e datës 11 gusht) në pikën e dytë pikërisht në kohën e hartimit të Ligjit për COVID e përmban propozimin por njëkohësisht shqetësimin e OFK lidhur me këtë çështje. Ne po e shohim çdo ditë jo vetëm me produktet që përdoren për trajtimin e COVID por edhe me produktet tjera se çfarë problemi i madh i shkaktohet Kosovës (Farmacistëve dhe popullatës) me këtë mos-rregullim”, thuhet në reagimin e odes.

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Toby Vogel, ka reaguar lidhur me qëndrimin e Brukselit zyrtar për mundësinë e heqjes...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, kanë vendosur të enjten gur themelin për ndërtimin e objektit të...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës në seancën ku po diskutohet për raportin e DASH-it, raport...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së. Xhavit Haliti tha se Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “janë përballur me raporte të tilla”, ndërsa...
    Lajme02 Maj 2024
    Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm të cilët...
    Vip02 Maj 2024
    Hailey Bieber është shtatzënë! Baby Bieber po vjen! Kjo është ajo që po përflitet online. Vetëm në muajin e fundit, Google Trends...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetët britanikë sot do të mbajnë një debat mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Këtë debat e ka futur në agjendë deputetja Alicia...
    Lajme02 Maj 2024
    Sot më 2 maj, shënohet 25 vjetori i Masakrës së Studimës, ku forcat serbe vranë 116 civilë të këtij fshati të komunës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.