×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi thotë se Hoti është votuar në mënyrë jokushtetuese

    FrontOnline
    21 Nëntor 2020

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka ngritur dyshime për vendimin e mundshëm të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me votën e deputetit Etem Arifi në zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

    Derisa kanë mbetur më pak se dy javë nga seanca publike e Kushtetueses për trajtimin e këtij rasti, Bislimi shprehet i bindur se kryeministri Avdullah Hoti është votuar në mënyrë jo kushtetuese, por thotë se vendimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese kanë treguar sa “i pavarur” është organi më i lartë juridik në vend.

    I dyti i partisë së Albin Kurtit  flet edhe për mundësinë tjetër të rrëzimit të Qeverisë Hoti, çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, si dhe organizmin e zgjedhjeve të reja.

    “Gjykata Kushtetuese me vet ‘spin’-at që po i bënë, po dalin disa deklarime publike ‘jo kanë marrë vendim’, ‘jo do të dalin shpejt (me vendim)’, këto janë matje të pulsit të opinionit. Kjo tregon se ata kanë alternativa dhe në bazë të pulsit vendosin cilin (vendim) të zgjedhin. Kjo veç me drejtësi nuk ka të bëjë. Ne e kemi thënë shumë haptazi se ne e kemi kontestuar votën e Etem Arifit që i bie se kur janë numëruar votat, Avdullah Hoti nuk ka pasur vota të mjaftueshme për t’u konsideruar si kryeministër i zgjedhur. Rrjedhimisht votimi për kryeministër ka dështuar dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Ne nuk kemi thënë ka pasur gabime procedurale, kthehuni edhe një herë votoni e nxirrni tjetër kandidat. Ne kemi thënë një votë është jo legale. Është votim i dështuar dhe pas votimit të dytë të dështuar, vendi shkon në zgjedhje. Këtë po themi ne, nuk po themi që lapsat nuk kanë qenë kualitativë, sistemi i votimit nuk ka funksionuar, hajde të votojmë edhe një herë. Është vetëm një votë që është diskutabile, ata duhet të na thonë kur numërohet vota ‘për’, a duhet të numërohet edhe kjo. Nëse kjo votë nuk duhet të numërohet. janë 60 vota. Avdullah Hoti nuk ka qenë kurrë kryeministër, pikë”, thotë ai.

    Bislimi thotë se për ta rrëzuar Qeverinë Hoti nuk duhet të bindin askënd dhe për këtë thekson se nuk kanë nevojë të bisedojnë për mocionin e mosbesimit as me PDK-në, përderisa këta të fundit shprehen kritikë ndaj ekzekutivit.

    “Mocioni e ka vetëm një qëllim, ai e ka për qëllim rrëzimin e ‘qeverisë koti’. Mocioni as nuk synon t’i zgjidhë problemet e pandemisë, as nuk synon të zgjidhë koalicionet e ardhshme qeveritare, nuk e ka atë rol. Funksioni i vetëm është të rrëzojë këtë qeveri. Për rrëzimin e kësaj qeverie nuk duhet të bindim askënd. Madje, PDK-ja e kritikon më shumë se ne, pse duhet ne me u ulë të negociojmë. Nëse PDK-ja mendon që kjo qeveri është e keqe, pse duhet me u ulë të negociojmë a është e keqe, a nuk është. Negocimi është derë për të hyrë në pazare, mocioni nuk e ka këtë funksion. Ai që thotë që duhet me ulë të negociojmë është duke thënë ‘hajde të merremi vesh si përfitojmë nga mocioni’”, tha ai.

    Për mundësitë e zgjedhjes së presidentit të ri, nënkryetari i LVV-së thotë se frika nga zgjedhjet do të bëjë që LDK-PDK-AAK-Nisma të provojnë deri në fund për të gjetur një zgjidhje për të mos shkuar tek sovrani.

    Derisa jep disa numra të deputetëve që do t’i kenë partitë politike pas zgjedhjeve të reja, Bislimi thotë se në rrethanat aktuale të koalicionit qeverisës, fuqinë më të madhe negociuese e ka kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    “Në qoftë se numëruesi, jo emëruesi, po numëruesi është frika e përbashkët nga zgjedhjet mendojnë se këta do të provojnë deri në momentin e fundit për të gjetur një zgjidhje që iu ikë zgjedhjeve. […] 10:58 Fuqinë më të madhe negociuese e ka Ramush Haradinaj, ai i ka në dorë pak a shumë të gjithë liderët e tjerë, pasi në rast të shkuarjes në zgjedhje, ai dëmtohet shumë më pak se PDK e LDK. Për Haradinajn nuk çon shumë peshë nëse bien nga 9 në 6 apo 7 deputetë. Mirëpo LDK me ra nga 28 në 12-13 deputetë është katastrofë politike. Prandaj Ramush Haradinaj e ka kuptuar momentin e vet, e ka kuptuar se njërën anë i ka në dorë këta dhe në anën tjetër mos zgjedhja e tij si president është shkatërrimtare për AAK-në se më nuk i duhet askujt. Rrjedhimisht as elektorati nëse ai nuk është pjesë e legjislativit”, deklaroi ai.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte...
    Lajme03 Maj 2024
    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shprehur shqetësim rreth përkeqësimit të lirisë së...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës Memli Krasniqi ka reaguar pasi Kosova u rendit në 19 pozita më poshtë nga “Reporterët Pa...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar sonte përvjetorin e 24-të të themelimit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin ku...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë dyshohet se ishte marrë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie...
    Lajme03 Maj 2024
    Një burrë në Gjakovë ka raportuar në Polici se e ka gjetur të vdekur djalin e tij, dje në orët e pasdites....
    Lajme03 Maj 2024
    Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, “rrezikon të njolloset dhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë...
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka përkujtuar Havë Shalën dhe Myrvete Dreshaj, duke i quajtur heroinat e pakënduara. Çitaku tutje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.