×
  • Lajme
  • Lajme

    “Bregu i Diellit”, pa energji elektrike që 12 orë

    FrontOnline
    21 Nëntor 2020

    Që pas orës 22:30 të së premtes banorët e lagjes “Bregu i Diellit” kanë mbetur pa energji elektrike.

    Sipas zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala, kjo pjesë e Prishtinës ka mbetur në terr tash për më shumë se 12 orë për shkak të një defekti.

    “Ka defekt. KEDS është duke e bërë maksimumin për t’i furnizuar konsumatorët me energji elektrike të asaj pjese. Por, në momentin kur po lëshohet po reagon trafo e KOSTT-it”, ka thënë Buzhala për KOHËN.

    Probleme me energjinë elektrike janë detektuar vetëm në atë lagje të kryeqytetit sipas Buzhalës, teksa ekipet ende po qëndrojnë në vendin e defektit.

    “Shpresojmë së shpejti”, është përgjigjur ai për kohën se kur mund të rregullohet problemi dhe të rikthehet energjia elektrike.

    “Ekipet kanë qëndruar aty gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të jenë aty duke e bërë maksimumin që të rikthehet sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka shtuar Buzhala.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Babai i të mitures B.SH, e cila u gjet mbrëmë në një banesë në Fushë Kosovë me dy burra të moshës madhore,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash i kanë dhënë 31 milionë euro për mbrojtjen e të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti të Kosovës për Drejtësi i ka reaguar kryesuesit së seancës konstituive, Avni Deharit, pas dështimit të tentimit të 46-të...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Fadil Demaku, deputeti i betuar i PDK-së nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar VV-në që nuk po mbajnë përgjegjësi...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Pasi Komisioni për Votim të Fshehtë nuk u formua, kryesuesi...
    Lajme13 Korrik 2025
      Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka refuzuar sërish të flasë për deklaratat e presidentes Vjosa Osmani se presidenti amerikan,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se as sot s’pret ndonjë ndryshim në bllokadën e krijuar në Kuvendin e...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka deklaruar para medieve se si subjekt politik nuk presin diçka të re as nga...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka bërë përpjekje për bashkëpunim me qeverinë sa i përket projekteve për kryeqytetin. “Përkundër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.