×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina prin me sasinë më të madhe të mbeturinave për banorë

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2019.

    Rezultatet e AMK 2019 tregojnë se sasia e mbeturinave komunale, të grumbulluara nga kompanitë rajonale të mbeturinave dhe operatorët ekonomikë privatë, të cilët merren me menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë, për vitin 2019 ka qenë 452 mijë ton.

    Të dhënat e vitit 2019 tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë ka qenë 253 kg për banor në vit. Ndërsa, mesatarja e mbeturinave të grumbulluara për banor në ditë ka qenë 0.69 kg.

    Në Prishtinë dhe rajonin e saj, grumbullimi i mbeturinave komunale për ditë ka qenë 0.77 kg/banor/ditë. Ndërsa, në rajonet e tjera të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluar për ditë/banor, ka qenë 0.66 kg.

    Nga të dhënat e mbeturinave komunale të grumbulluara sipas rajoneve për vitin 2019, vërehet se sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara ka qenë: në Rajonin e Prishtinës, 139 mijë ton në vit, ose 282 kg për banor në vit; në Rajonin e Prizrenit, 78 mijë ton në vit, ose 225 kg për banor në vit. Ndërsa, sasia më e vogël e mbeturinave të grumbulluara ka qenë në Rajonin e Gjakovës, me 34 mijë ton në vit, ose 172 kg për banor në vit.

    Gjithsej, sasia e mbeturinave komunale, e grumbulluar për vitin 2019, ka qenë për 11% më e lartë se sa për vitin 2018.

    Në vitin 2019, shkalla e mbulueshmërisë së ekonomive familjare (nga sistemi i grumbullimit të mbeturinave komunale) kanë qenë 76%.

    Gjithsej, sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë rajonale për vitin 2019, ka qenë 446 mijë ton, ose krahasuar me vitin e kaluar ka qenë për 5% më e lartë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas arrestimit të Igor Popoviqit nga autoritetet...
    Lajme18 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratave të zyrtarit serb Igor Popoviq, i cili gjatë një...
    Lajme18 Korrik 2025
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim ushtruesin e...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Policia ka bërë të ditur se ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia. Në njoftimin e...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Kreu i agjencisë së spiunazhit ‘Mossad’, David Barnea vizitoi Uashington këtë javë ndërsa Izraeli kërkon ndihmën e administratës Trump për të zhvendosur...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëdhënësi për politikë të jashtme i Social Demokratëve në Gjermani (SPD), Addis Ahmetovic, ka kërkuar nga vendi i tij që ta dyfishojë...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur janë mbytur në lumin...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për vdekjen aksidentale të Dursim Ademit. Në rrjetin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.