×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërmimet për trupat e shqiptarëve në Kizhevak vazhdojnë javën e ardhshme

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Gërmimet për të gjetur kufomat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në varrezën masive që u zbulua rishtas në Kizhevak të Serbisë do të vazhdojnë javën e ardhshme.

    Në një përgjigje për klankosova.tv, Kushtrim Gara, udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka thënë se autoritetet atje kanë filluar përgatitjet e nevojshme dhe se janë të ftuar që të jenë të pranishëm derisa bëhen gërmimet.

    “Sot, përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, si udhëheqës i Grupit Punues për Persona të Zhdukur, kemi pranuar një shkresë të autoriteteve të Serbisë, Delegacionit të Serbisë në kuadër Grupit Punues për Persona të Zhdukur, përkitazi me procedimin e mëtutjeshëm të varrezës masive në Kizhevak të Serbisë, sipas së cilës autoritetet kanë filluar me përgatitjet logjistike të nevojshme, me qëllim që gërmimet të vazhdojnë nga java e ardhshme. Përmes të njëjtës shkresë jemi ftuar për të qenë të pranishëm gjatë gërmimeve, pra për të monitoruar procesin në fjalë”, ka thënë Gara.

    Por, për kohën e gërmimeve s’është pajtuar ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Serbia ka kërkuar që të shtyhet zhvarrosja e trupave në Rashkë, sepse dëshiron të vazhdojë të fshehë krimin.

    “Secili njeri racional në Kosovë, kurrë nuk duhet të lodhet së treguari të vërtetën e së ngrituri zërin për njerëzit që humbëm si rezultat i politikave gjenocidale të Serbisë. Ne nuk jemi lodhur e nuk do të lodhemi kurrë së dëgjuari familjet e viktimave, sepse ata e tregojnë të vërtetën e Kosovës. Mirëpo jemi lodhur nga politikanë të papërgjegjshëm, të cilët tregojnë mosdurim ndaj së vërtetës e ndaj familjeve të viktimave, ndërkaq tolerancë ndaj politikave mohuese të Serbisë!”.

    Ndërkaq, të enjten ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë kërkesë zyrtare për të realizuar të shtunën, me 21 nëntor, një vizitë në vendet e varrezave masive kur të nisë edhe procesi i zhvarrosjes.

    Për më tepër, Ministria e Jashtme ka thënë se nuk mund të ketë as dialog e as marrëveshje përfundimtare me një shtet i cili vazhdon të mos kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë dhe që vazhdon të fshehë gjurmët e gjenocidit.

    “Bashkësia ndërkombëtare duhet ta shohë Rashkën dhe varrezat tjera masive në Serbi dhe të mos heshtë përballë fakteve që dëshmojnë përgjegjësinë e Serbisë para drejtësisë ndërkombëtare për secilin krim, masakër dhe gjenocidin e kryer në Kosovë”.

    Deri më tani dihet se potencialisht janë gjetur mbetjet mortore të 15-17 shqiptarëve. Kështu kishte bërë të ditur kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi, Veljko Odalloviq, që shifrën e dha në bazë të të dhënave të kërkimeve të gjertanishme.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas arrestimit të Igor Popoviqit nga autoritetet...
    Lajme18 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratave të zyrtarit serb Igor Popoviq, i cili gjatë një...
    Lajme18 Korrik 2025
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim ushtruesin e...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Policia ka bërë të ditur se ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia. Në njoftimin e...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Kreu i agjencisë së spiunazhit ‘Mossad’, David Barnea vizitoi Uashington këtë javë ndërsa Izraeli kërkon ndihmën e administratës Trump për të zhvendosur...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëdhënësi për politikë të jashtme i Social Demokratëve në Gjermani (SPD), Addis Ahmetovic, ka kërkuar nga vendi i tij që ta dyfishojë...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur janë mbytur në lumin...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për vdekjen aksidentale të Dursim Ademit. Në rrjetin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.