×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Më shumë viktima nga sa janë raportuar”, Rama, Bashës: Ke kaluar cakun

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas akuzës së një dite më parë të kreut të PD-së Lulzim Basha i cili tha se numri i viktimave nga koronavirusi mund të jetë më i lartë sesa ai i raportuar nga autoritetet.

    Për këtë, Basha paraqiti edhe një listë, për të cilën pretendonte se ishte marrë nga morgu, ku numri i viktimave nuk korrespondonte me ato të publikuara.

    Në reagim, Rama i drejtohet Bashës duke i thënë se me këtë akuzë ka kaluar cakun e politikës së ulët ditore, siç e quan ai. Ai po ashtu ka njoftuar se të shtunën do të bëjë edhe një deklaratë lidhur me këtë akuzë.

    “Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cenon drejtpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë-shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!”.

    “Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!”, ka shkruar ai. /A2 CNN

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Kongresistja amerikane nga partia Republikane, Claudia Tenney, i ka bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që Kosova ta lirojë Igor Popovicin,...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Kreu i diplomacisë amerikane e bëri të qartë të enjten se “kundërshton fuqishëm” vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Një 9-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Palasë-Dhërmi. Sipas njoftimit të policisë, i lënduar ka mbetur edhe...
    Të tjera
    Kronika25 Korrik 2025
    Një burrë me shtetësi australiane ka përfunduar në policinë e Pejës, pasi dyshohet për dhunë fizike ndaj një gruaje australiane. Policia në...
    Kronika25 Korrik 2025
    Një grua është arrestuar në fshatin Prilep të Deçanit nën dyshimin për kanosje, ngacmim dhe sulm fizik ndaj dy personave. Sipas njoftimit...
    Kronika25 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Sipas njoftimit të policisë, në...
    Kronika25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një grua të zhdukur në Prizren. Sipas PK-së, rasti është raportuar më 23 korrik. “Rr. Kurtish...
    Kronika25 Korrik 2025
    Gjatë mesnatës së djeshme është arrestuar një person. I njejti ishte përfshirë në aksident trafiku dhe derisa zyrtarët policor ishin duke u...
    Lajme25 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës se paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve Xh.K, D.K, A.K....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.