×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Qeveria synon të fuqizojë zhvillimin e ndërmarrësisë në vend

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Në vazhdën e aktiviteteve të Javës Globale të Ndërmarrësisë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Innovation Centre Kosova (ICK) kanë organizuar një forum virtual rreth formësimit të politikave shtetërore për nxitjen e zhvillimit të ndërmarrësisë në Kosovë me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Tahiri.

    Duke folur për përfshirjen e ndërmarrësisë brenda Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Tahiri theksoi se brenda buxhetit të planifikuar për vitin e ardhshëm fokus i veçantë do t’i jepet nxitjes dhe fuqizimit të ndërmarrësisë përmes krijimit të lehtësirave për implementimin e ideve inovative.

    “Qeveria duke e pasur këtë bosht, apo këtë shtyllë të rëndësishme të ekonomisë së vendit pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit e ka një plan të caktuar, mirëpo në anën tjetër edhe me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike janë disa veprime të politikave që do të ndihmojnë, stimulojnë dhe subvencionojnë idetë inovative tek ndërmarrësia në Kosovë”.

    Ndërsa, duke u ndërlidhur me ndryshimet e implementuara për t’u përshtatur me pandeminë COVID-19, Tahiri foli mbi Ligjin për Nënshkrime Elektronike i cili mundëson kryerjen e një game të madhe të shërbimeve pa prezencë fizike, të cilën ai e cilësoi si lehtësim për qytetarët,  që rrjedhimisht mund të ndikojë në stimulimin e inovacionit, krijimin e vendeve te punës dhe zhvillimin ekonomik.

    Tutje, ai ndau me pjesëmarrësit se brenda Qeverisë ekziston Programi për Zvogëlimin e Barrës Administrative që do të funksionoj në afat kohor për tetë vite, me qëllimin e intervenimit të menjëhershëm për zvogëlimin apo eliminimin e plotë të barrierave administrative që pengojnë zhvillimin e sektorit privat.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, po thotë se PDK, LDK dhe AAK janë bllokuese të konstituimit të Kuvendit, ndonëse partia të cilës...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një e mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai i saj në Pejë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së...
    Lajme12 Korrik 2025
    Trupi Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” ka caktuar datën 16 korrik 2025 për ta bërë publik vendimin e tyre në...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kongresistin Ritchie Torres, në Nju Jork. Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është mirënjohëse...
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës në Pejë,  në kuadër të një aksioni kundër narkotikëve...
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar preisdenten e vendit, Vjosa Osmani, duke thënë se dikur e quante Marrëveshjen e Uashingtonit cenim...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sonte në mbrëmje në Prishtinë me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në Shqipëri, 5 nga të cilat janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.