×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu: Serbia po grumbullon dhe transporton migrantët deri në afërsi të Kosovës

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu i është drejtuar përmes një letre publike, shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/përfaqësues special i BE, ambasadorit, Tomas Szunyog, ku theksohet se gjatë viteve të fundit, janë duke hasur në raste kur autoritetet serbe në mënyrë të organizuar grumbullojnë dhe më pas i transportojnë migrantët deri në afërsi të kufirit me Republikën e Kosovës, me qëllim që të njëjtit të kalojnë përmes rrugëve ilegale në territorin e shtetit tonë.

    Në fillim të kësaj letre, ministri Veliu vë në dukje se viteve të fundit, Republika e Kosovës dhe shtetet tjera të Evropës Juglindore, janë ballafaquar me një numër të shtuar të migrantëve të parregullt, të cilët në të shumtën e rasteve Kosovën e përdorin si një vend trazit, për të arritur deri tek vendet e BE-së.

    “Jemi të vetëdijshëm se numri i migrantëve të parregullt ka shënuar një rritje të dukshme. Kjo rritje ka qenë sfidë për shtetin tonë, megjithatë, institucionet e Republikës së Kosovës kanë ngritur të gjitha kapacitetet e nevojshme për menaxhimin sa më të mirë të ndonjë fluksi të mundshëm me migrantë. Pavarësisht vështirësive të paraqitura, Qeveria e Republikës së Kosovës ka trajtuar dhe vazhdon t’i trajtoj në mënyrën më njerëzore, si dhe t’u ofroi migrantëve të gjitha kushtet e nevojshme, në harmoni me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet më tej në letrën e ministrit Veliu.

    Ministri Veliu vë theksin se përgjatë viteve të fundit, janë duke hasur në raste kur autoritetet serbe në mënyrë të organizuar grumbullojnë dhe më pas i transportojnë migrantët deri në afërsi të kufirit me Republikën e Kosovës, me qëllim që të njëjtit të kalojnë përmes rrugëve ilegale në territorin e Republikës së Kosovës.

    Ministri Veliu thekson se gjatë intervistave të autoriteteve tona të zhvilluara ditëve të fundit me migrantë, janë njoftuar nga ata që një numër prej rreth 400 migrantëve tanimë janë grumbulluar në afërsi të Preshevës, me qëllim që të transportohen deri në afërsi të kufirit me Republikën e Kosovës.

    “Për më tepër, të njëjtit kanë deklaruar së ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike dhe, përveç kësaj, janë kërcënuar me dhunë në rast se do të tentojnë të kthehen përsëri në territorin e Serbisë. Për veprimet e tilla të autoriteteve serbe, është raportuar edhe në mediat e ndryshme ndërkombëtare”, thekson shqetësimin e tij përmes kësaj letre ministri Veliu.

    Në fund të kësaj letre publike, ministri Agim Veliu shprehë shqetësimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me këto veprime të shtetit serb, të cilat janë në kundërshtim me Konventat Ndërkombëtare të cilat garantojnë të drejtat e njeriut dhe të trajtimit të migrantëve.

    “Një shtet që aspiron që në të ardhmen e afërt të jetë anëtare e familjes së BE-së, nuk do të duhej të ndërmerrte veprime të tilla dhe të njëjtat nuk guxojnë assesi të tolerohen”, përbyllë letrën e tij ministri Veliu.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale. Këtë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kandidati i PDK-së për asambleist për Kuvend në Komunën e Prizrenit, në zgjedhjet komunale 2021, Nezir Çoçaj ka njoftuar se rrugëtimin e...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Në një ceremoni solemne të mbajtur të premten, është diplomuar gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës. Plot 279 kadetë kanë përmbyllur...
    Lajme11 Korrik 2025
    Aktori dhe skenaristi Naser Rafuna ka reaguar publikisht ndaj Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), duke e akuzuar për padrejtësi dhe mungesë transparence...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, është nisur drejt Dubrovnikut për të marrë pjesë në...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Kreu i Qeverisë në Shqipëri, Edi Rama, mbajti në takim sot me kryetarët e bashkive në vend. Gjatë fjalës së tij, ai...
    Lajme11 Korrik 2025
    Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.