×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Malisheva ekzekuton nga 100 euro për 406 nëna

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Komuna e Malishevës ka bërë ekzekutimin e 40 mijë e 600 euro për 406 nëna që kanë lindur gjatë këtij viti e që kanë aplikuar për përkrahje.

    Kjo vie në kuadër të zbatimit të vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës për përkrahje financiare për nënat që lindin.

    Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në komunën e Malishevës, Valon Mazreku ka bërë të ditur për ekzekutimin e mjeteve financiare për 406 nënat në këtë komunë.

    “Janë ekzekutuar mjete për të gjitha ato nëna që kanë lindur fëmijë dhe kanë aplikuar për përkrahjen që Komuna e Malishevës e ofron dhe bëhet për 406 nëna që kanë aplikuar, dhe të cilat përkrahen me nga 100 euro. Pra janë ekzekutuar 40 mijë e 600 euro”, ka bërë të ditur drejtori Mazreku.

    Nëpërmjet një komunikate nga komuna e Malishevës thuhet se drejtori Mazreku, ka sqaruar, se kjo përkrahje bëhet sipas vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, dhe përkrahja nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur, ndërsa kjo përkrahje do të vazhdoj për aq sa ky vendim është në fuqi dhe nuk ndryshohet me vendim tjetër.

    Ai gjithashtu ka bërë të ditur se brenda vitit kjo është hera e dytë që ekzekutohen mjete për nënat që kanë aplikuar për përkrahje.

    “Në muajin prill është bërë ekzekutimi i mjeteve për 400 nëna dhe tani për 406 nëna, që i bie se brenda këtij viti janë përkrahur 806 nëna, apo shprehur në mjete, janë paguar 80 mijë e 600 euro.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Donald Trumpin dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Por, deri me tani nuk janë krijuar kolona të...
    Lajme13 Korrik 2025
    “Cirku i Republikës së Kosovës. Institucionet jofunksionale = qytetarë të pambrojtur. Shteti në pauzë”. Kështu shkroi Instituti Demokratik i Kosovës pasi për...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti të Kosovës për Drejtësi i ka reaguar kryesuesit së seancës konstituive, Avni Deharit, pas dështimit të tentimit të 46-të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se komandanti i tyre Enrico Barduani, e ka pritur në takim zyrtarin e lartë...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Një ngjarje e rrallë raportohet të ketë ndodhur në Shqipëri. Në Kavajë, një 28 vjeçar dyshohet se ka inskenuar rrëmbimin e tij....
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se 46 herë është ikur nga përgjegjësia...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës po censuron deputetët e ish-opozitës. Ajo thotë se...
    Lajme13 Korrik 2025
    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do mbajë takim me zyrtarin e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brendan...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.