×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak: Ideja për shkëmbim me territore e shekullit 19-të, të dyja palët nuk duan të dalin humbëse

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë shpreson në një bashkërendim më të mirë mes Brukselit dhe Uashingtonit lidhur me Ballkanin, me ardhjen në fuqi të administratës së re amerikane.

    “Me zgjedhjen e një presidenti të ri dhe administratës, ne presim që të kthehemi në pozicionin shumë të mirë të bashkëpunimit më të afërt të mundshëm me partnerët tanë të SH.B.A.-së në të mirë të vendeve dhe popujve të rajonit”, tha Miroslav Lajçak në një diskutim virtual organizuar nga Shkolla e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare e Universitetit Johns Hopkins.

    Ai tha se ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për arritjen e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe se deri tani kishte pyetje në rajon lidhur me ato që dukeshin si qëndrime të ndryshme nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara.

    Administrata e Presidentit Donald Trump kishte nxitur dy palët për një zgjidhje që të realizohej përmes bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik. Takimi me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë në shtator ishte i nivelit më të lartë që të dyja palët kanë pasur ndonjëherë në Uashington, por analistët vunë në dukje se ai dukej i pakoordinuar me Bashkimin Evropian.

    Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka shprehur një qëndrim më tradicional diplomatik në lidhje me dy vendet.

    Lajçak tha se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të kontribuonte pa dyshim në stabilizimin e rajonit “sepse së pari ka serbë dhe shqiptarë që jetojnë në çdo vend të rajonit dhe së dyti, natyrisht cilindo model të zbatojmë në këtë dialog dypalësh, ai mund të jetë me interes për fqinjët”.

    Tutje, Lajçak tha se çdo marrëveshje që mund të arrihet mes palëve duhet “të jetë e bazuar në parimet dhe vlerat evropiane sepse përveç normalizimit të marrëdhënieve, qëllimi po aq i rëndësishëm është t’i afrojë Kosovën dhe Serbinë më pranë Bashkimit Evropian”.

    Ai tha se optimizmi i tij për një marrëveshje të mundshme mbështetet tek angazhimi i të dyja palëve dhe tek përfitimet që do të sillte ajo.

    “Si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, dialogu është çelësi për të ardhmen e Bashkimit Evropian. Nuk ka asnjë alternativë përveç dialogut, kështu që kjo do të thotë që ata të dy duan të ardhmen në BE dhe për këtë arsye e dinë se kjo mund të arrihet vetëm përmes dialogut”.

    I dërguari i posaçëm i BE-së për bisedimet e pranoi se të dyja palët e interpretojnë ndryshe normalizimin me Kosovën që e ka bërë të qartë që do njohjen e plotë dhe Serbia që pyet se çfarë do të marrë në këmbim.

    “Nuk është e lehtë sepse kemi të bëjmë me çështje të shtetësisë, identitetit dhe askush nuk dëshiron të dalë si humbës, por interesi ynë nuk është të kemi një fitues dhe një humbës. Interesi ynë është që të gjithë të fitojnë në këtë proces”.

    Megjithatë ai qartëson se nuk është dakord me filozofinë që për çfarëdo që palët bien dakord, “ne duhet ta pranojmë sepse ne (BE) jemi gjithashtu mbrojtësi i vlerave Evropiane”.

    “Ne duhet të sigurohemi që rezultati përfundimtar do t’i afrojë ata me Bashkimin Evropian dhe jo t’i çojë më larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se produkti përfundimtar, marrëveshja përfundimtare do të jetë e pranueshme për vendet anëtare të BE-së dhe gjithashtu për vendet e rajonit”.

    Një alternativë që nuk do t’i plotësonte këto parametra sipas tij ishte ideja e shkëmbimit të territoreve.

    “Ne jemi këtu për të qenë pjesë e një zgjidhjeje evropiane, një zgjidhje për shekullin 21 dhe jo zgjidhja që bazohet në shekullin e 19-të”.

    Por ai shtoi se në të njëjtën kohë ndërmjetësit nuk mund ta dëshirojnë marrëveshjen më shumë sesa e dëshirojnë palët dhe se palët duhet ta duan normalizimin që ai të arrihet dhe ai mendon se në këtë moment të dyja palët e duan një gjë të tillë.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende-vende priten riga shiu me rrufe...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në Shtime dega e tyre përfshinë 50% gra në listë. “Në qytetin e Shtimes, me...
    Lajme21 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Sindikata e Punëtorëve të RTK’së do të mbajë nesër një konferencë për media. Në njoftim thuhet se qëllimi i konferencës është informimi...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Për të inkurajuar njerëzit që hyjnë në SHBA të zbatojnë kushtet e vizës së tyre, Presidenti Donald Trump (79) ka njoftuar një...
    Lajme21 Korrik 2025
    Njohësi i çështjeve të arsimit të lartë, Xhavit Rexhaj, në “Info Plus”në për RTK ka shprehur shqetësimin për rënien e vazhdueshme të...
    Lajme21 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u arrestua të shtunën në Kosovë. Kjo pasi ai gjatë një...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një grua 82-vjeçare vdiq në Fondi (Latina) pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor. Gruaja, banore e Romës u shtri në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.