×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha tregon se a ka qenë pjesë e hetimeve kundër UÇK-së

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u është përgjigjur sot akuzave të PS lidhur me rolin e tij si pjesë e strukturave të UNMIK.

    Në emisionin “Opinion”, Basha u shpreh se akuzat e PS janë çmontuar nga miqtë e Edi Ramës, Baton Haxhiu dhe ish-deputeti Dashamir Peza.

    “E vërteta është ajo që keni shteruar këtu. Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe është marrë nga Dash Peza, apo nga BBC. Këtë fakt unë e kam mësuar prej rrëfimit të tij. Kaseta ishte një trillim, një fabrikim i ulët. Unë nuk ndihem as i dëmtuar dhe as i kërcënuar nga hera e tretë në 15 vite që paraqiten të njëjtat akuza.

    “Që unë jap nip Peje nga gjyshja dhe nip Drenice nga gjyshi ky është një fakt që e kam pranuar 100 herë. Akuzat ndaj meje kanë marrë përgjigje në këtë studio. Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica. Dashamir Peza tregon që kaseta është marrë nga BBC dhe është transmetuar në mbi 180 vende të botës. Kurrë asnjëherë nuk kam qenë pjesë e asnjë procesi kundër UCK, asnjë hetimi. Dy hetime kam bërë unë: kam qenë pjesë e tribunalit të Hagës që ngriti akuzën kundër Sllobodan Millosheviçit në vitet ’98-’99. Jam krenar për kontributin tim për të çuar para drejtësisë “Kasapin e Ballkanit”. Edhe në Mitrovicë kam hetuar për krimet e serbëve. Këto janë dy hetimet e mia”,- tha Basha.

    Ai shtoi se “të gjitha akuzat ndaj meje janë gënjeshtra. Fillimisht kam qenë përkthyes për 6 muaj. Kurrë në asnjë çast nuk kam marrë pjesë në asnjë lloj procesi dhe nuk kam patur akses në asnjë dosje që kishte të bënte me UÇK-në., kjo e faktuar edhe nga ish-kryeprokurori Williamson”.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.