×
  • Lajme
  • Lajme

    Reçica kërkon miratimin e Projektligjit për inspektoratin e punës, opozita kundërshton

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shqyrtuar Projektligjin për Inspektoratin e Punës, por nuk kanë pasur vendimmarrje për të miratuar.

    Ministri i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica duke kërkuar miratimin e këtyre plotësin-ndryshime tha se ndër arsyet kryesore janë reformimi i këtyre institucioneve.

    Reçica: Arsyeja kryesore është reformimi i inspektoratit

    “Arsyet kryesore të hartimit të këtij projektligji janë reformimi i institucionit të inspektoratit të punës sipas standardeve ndërkombëtare të punës dhe praktikave të mira të BE-së. Përmes këtij projektligji synojmë të fuqizojmë dhe reformojmë inspektoratin e punës si institucion i mbikëqyrjes së punës”, tha ai.

    Ndërkaq dy partitë opozitare, LVV dhe PDK nuk i dhanë mbështetje këtij projektligji.

    Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati tha se Projektligj për Inspektoratin e Punës nuk është i duhur.

    Murati: Kemi këtë projektligj që i bie sikur të vijë karroca para kalit

    “Kemi këtë projektligj që i bie sikur të vijë karroca para kalit, që është për së mbrapshti e prandaj është e mundshme të konsiderohet dhe shqyrtohet në atë mënyrë që të kemi pastaj një sistem ligjesh që rregullojnë si duhet tregun e punës. Jemi të vetëdijshëm çfarë shkeljesh bëhen në tregun e punës, humbin jetën në vendin e punës dhe nuk ka drejtësi për ta”, tha ai.

    E deputeti Ferat Shala nga PDK-së tha se si i tillë ky projektligj nuk meriton të mbështetet.

    Shala: Ky projektligj nuk meriton të mbështetet

    “Për më keq që ky projektligj meriton të mos mbështetet, është se edhe në këtë plotësim-ndryshim mbetet përsëri edhe niveli i dytë brenda të njëjtit kuadër të inspektoratit e punës. Kjo është një praktikë e keqe dhe konflikti i hapur i interesit”, tha ai.

    Ndërsa partitë në pushtet e mbështetën miratimin në parim të Projektligjit për Inspektoratin e Punës.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.