×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSh-ja: Izolimi i Evropës mund të shmanget nëse plotësohet ky kusht

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Zyra e Organizats Botërore të Shëndetësisë për Evropën ka thënë se izolimi i ri është i shmangshëm, nëse shumica dërrmuese e popullsisë i përdor maskat.

    Drejtori rajonal i OBSh-së për Evropën, Hans Kluge, gjatë një konference për gazetarë tha: “Izolimet janë të shmangshme, unë qëndroj prapa pozicionit tim se izolimet janë masa e fundit. Nëse përdorimi i maskave do të shkonte në 95 për qind, izolimet nuk do të ishin të nevojshme.”

    Ai shtoi se shkollat fillore duhet të mbesin të hapura, duke theksuar se adoleshentët nuk janë duke e udhëhequr përhapjes e koronavirusit dhe se mbyllja e shkollave nuk është efektive në parandalimin e përhapjes.

    Rreth përdorimit të maskave ka pasur vlerësime të ndryshme, sidomos në fazën e parë të pandemisë, kur ende shumë fakte ishin të panjohura për ekspertët mjekësorë, sepse sëmundja COVID-19 po shfaqej për herë të parë.

    Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e Shteteve të Bashkuara disa herë i ka ndryshuar udhëzimet për përdorimin e maskave dhe në shumë shtete të ShBA-së ato as nuk janë obligative, pavarësisht shifrave rekorde që u shënuan ditëve të fundit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Britania e Madhe bëhet vendi i parë në botë që vendos sanksione ndaj të gjithë individëve që nxisin dhe ndihmojnë migracionin e...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Nga të dhënat e raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, deri në orën 14:00 janë raportuar 13 zjarre, nga të...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    Lajme22 Korrik 2025
    LDK- Dega në Podujevë, ka publikuar një video të titulluar “fakte para propagandës”, e cila fillon me një deklaratë të dhënë në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.