×
  • Lajme
  • Lajme

    ​MD: Projektligji për Gjykatën Komerciale drejt finalizimit

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Pas përfundimit të fazës së konsultimeve paraprake dhe me publikun, si dhe pranimin e komenteve dhe propozimeve, grupi punues për hartimin e Projektligjit për Gjykatën Komerciale, ka mbajtur takimin e radhës dhe finalizues me ç ’rast janë shqyrtuar të gjitha komentet dhe propozimet e pranuara gjatë fazës së konsultimeve.

    Grupi punues i udhëhequr nga zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, me pjesëmarrje të akterëve vendor dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë KGJK-në, gjyqtarë të fushës përkatëse, përfaqësues nga Zyra e BE-së, nga Programi i USAID-it për Drejtësi Komerciale, si dhe ekspertë vendor dhe ndërkombëtar, ka shqyrtuar komentet duke u fokusuar në disa prej çështjeve që kanë ngritur interesim të palëve të interesit, siç janë: mjetet e jashtëzakonshme juridike, kompetencat e kryetarit të gjykatës, kriteret për emërimin e gjyqtarëve, kryetarit, si dhe numrin minimal të gjyqtarëve të gjykatës.

    “Pas shqyrtimit të komenteve dhe propozimeve, dhe mbi bazën e arsyetimeve, Grupi Punues ka reflektuar për disa prej shqetësimeve të ngritura, siç janë kriteret për kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës Komerciale, duke mundësuar kështu një garë transparente. Ministria e Drejtësisë i falënderon të gjitha palët e interesit, me theks të veçantë Zyrën e BE-së, USAID-in, komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile, të cilët me komentet dhe propozimet e tyre kanë kontribuar në avancimin e versionit fillestar të Projektligjit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtsisë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Juristja Flutura Kusari tha se duke i përmendur me emër dhe mbiemër gjykatësit e Gjykatës Supreme që e shfuqizoi vendimin për arkat...
    Lajme15 Korrik 2025
    Sot u bë e ditur se Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran...
    Lajme15 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditue se përgjatë gjashtë muajve të parë në Prishtinë janë shqituar 104 mijë e 324 gjoba...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, për herë të 47-të me radhë, duke vazhduar krizën institucionale që ka...
    Lajme15 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim ndaj një të dyshuari për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e...
    Lajme15 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar përmbledhjen mujore për muajin qershor 2025, duke nxjerrë në pah numrin e lartë të ankesave...
    Sport15 Korrik 2025
    Golden Eagle Ylli ka bërë një lëvizje të madhe në tregun e kësaj verë, duke rikthyer në skuadër basketbollistin e njohur të...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Në vitin 2024, Inspektorati Federal për Instalime të Punës së Rëndë shqyrtoi mbi 1,000 pajisje elektrike. Rezultati: një e pesta e tyre...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.