×
  • Lajme
  • Lajme

    585 raste aktive me Coronavirus në komunat me shumicë serbe

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Gjatë 24 orëve të fundit në komunat me shumicë serbe në Kosovë, janë shënuar 68 raste të reja me Coronavirus, si dhe një person ka humbur jetën.

    Shtabi i Krizave i Komunës së Mitrovicës Veriore ka njoftuar se viktima që ka vdekur nga COVID-19 është nga fshati Priluzhë i Obiliqit.

    Gjatë kësaj periudhe në këto komuna janë shëruar edhe 25 pacientë.

    Në zonat e banuara me serbë në Kosovë aktualisht janë 585 raste aktive me COVID-19, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 45 persona.

    Në ndërkohë dje në nivel vendi janë shënuar 720 raste të reja me Coronavirus, janë shëruar 469 të tjerë si dhe 11 persona e kanë humbur betejën me këtë virus.

    Kujtojmë që rastet pozitive kanë qenë nga këto komuna: Prishtinë 319 raste, Gjilan 62 raste, Ferizaj 47 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Podujevë 33 raste, Mitrovicë 27 raste, Prizren 27 raste, Lipjan 23 raste, Pejë 18 raste, Vushtrri 14 raste, Skenderaj 11 raste, Viti 11 raste, Suharekë 10 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 9 raste, Drenas 8 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 6 raste, Klinë 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Istog, Kllokot, Novobërdë, Zubin-Potok dhe Zveçan.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Gusht 2025
    Pas më shumë se dy dekadash heshtjeje për tragjedinë që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë, Ramadan Nishori – burri i parë...
    Lajme04 Gusht 2025
    Ramadan Nishori, i mbijetuar i luftës në Kosovë, ka ndarë për publikun përvojën e tij të dhunës seksuale në ciklin e emisioneve...
    Lajme04 Gusht 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen...
    Të tjera
    Lajme04 Gusht 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj thirrjeve skandaloze “vdekje për shqiptarët” dhe “dhoma gazi...
    Sport04 Gusht 2025
    Federata Ndërkombëtare e Basketbollit tha se e ka nisur një hetim lidhur me thirrjet antishqiptare që shpërthyen gjatë një ndeshjeje basketbolli mes...
    Lajme04 Gusht 2025
    Prishtinë- Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e jashtëzakonshme me numër 271, ka shfuqizuar vendimin për miratimin e Rregullores për plotësim/ndryshimin...
    Lajme04 Gusht 2025
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka përmbyllur edicionin e këtij viti të festivalit “Sunny Hill” me një mesazh mirënjohjeje dhe...
    Kronika04 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka realizuar sot një aksion të koordinuar që...
    Bota/Rajoni04 Gusht 2025
    Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka propozuar që aplikantët për viza biznesi dhe turistike të dorëzojnë garanci deri në 15.000 dollarë për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.