×
  • Lajme
  • Lajme

    Tregoi se e kishte votuar Ibrahim Rugovën, kështu ishte rrahur brutalisht një shqiptar nga policia serbe

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Më 24 maj 1992 janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Republikën e atëhershme të Kosovës.

    Adnan Merovci, një nga njerëzit më të afërt të presidentit historik Ibrahim Rugova dhe sekretar në zyrën e tij ka shkruar në Facebook se në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale më 24 maj 1992 në mesin e vëzhguesve të huaj kishte ardhur edhe senatori flaman në parlamentin e Belgjikës Vili Kuipers për të cilin thotë se ishte mik dhe përkrahës i presidentit Rugova.

    “Ambasadori ynë në Senegal z. Ramadan Gashi më njoftoi se z. Vili KUIPERS, sot paska ndërrue jetë! Z. KUIPERS u prehtë në paqe, e ne le të jemi përjetësisht mirënjohës për figurën dhe kontributin e tij për Kosovën”, ka shkruar Merovci derisa ka publikuar dy fotografi të vitit 1992.

    Në njërën prej tyre shihet Kuipers me veprimtarin Musa Rexhaj për të cilin Merovci thotë se ishte rrahur brutalisht nga policia serbe vetëm pse kishte thënë se ka votuar për Ibrahim Rugovën.

    “KUIPERS me veprimtarin Musa Rexhaj, 26 maj 1992 i cili ishte ndaluar në punktin policor të Leshanit (Pejë) pas zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, kur ishte pyetur për kë keni votuar dhe ai së bashku me veprimtarin Nimon ALIMUSAJ, ishin përgjigjur: “Dihet, për RUGOVËN”, me këtë rast ata të dy ishin trajtuar brutalisht nga policia serbe”, ka thënë i njejti./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenti i SHBA’së Donald Trump i ka përmendur përsëri Kosovën e Serbinë gjatë një paraqitje në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e...
    Lajme14 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e partisë, disa prej profesorëve të tij të shkollës së mesme “Xhevdet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18 për qind në fund të vitit 2024, në krahasim me vitin 2011. Në periudhat në...
    Vip14 Korrik 2025
    Këngëtarja e njohur, Rina Balaj po vjen me një projekt të ri muzikor. Kësaj radhe ajo ka njoftuar se po vjen me...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë të re mallrash amerikane me vlerë rreth 72 miliardë euro, të cilat mund të përballen me...
    Lajme14 Korrik 2025
    Drejtoria e Policisë në Prishtinë ka njoftuar se për katër ditë, nga 9-12 korrik 25 ka shqiptuar 143 gjoba për kundërvajtje të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim në rastin “Veteranët”...
    Sport14 Korrik 2025
    Të martën mbrëma  zhvillohet ndeshja kthyese mes FC Differdange dhe Dritës, në kuadër të turit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.