×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 12 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    720 raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkaq që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para me COVID-19 e deri më tash numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 31 mijë e 215 raste nga 123 mijë e 976 persona të dyshimtë në virusin SARS CoV2.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka raportuar edhe për vdekjen e 11 personave shkak i infektimit me këtë virus.

    Ndërkohë që në vend janë 12 mijë 8 raste aktive me COVID-19.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.599 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 720 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 31.215 raste nga 123.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 860 raste të vdekje. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 469 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 18.347 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.008”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

    Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 62 raste, Ferizaj 47 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Podujevë 33 raste, Mitrovicë 27 raste, Prizren 27 raste, Lipjan 23 raste, Pejë 18 raste, Vushtrri 14 raste, Skenderaj 11 raste, Viti 11 raste, Suharekë 10 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 9 raste, Drenas 8 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 6 raste, Klinë 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Istog, Kllokot, Novobërdë, Zubin-Potok dhe Zveçan./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende-vende priten riga shiu me rrufe...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në Shtime dega e tyre përfshinë 50% gra në listë. “Në qytetin e Shtimes, me...
    Lajme21 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Njohësi i çështjeve të arsimit të lartë, Xhavit Rexhaj, në “Info Plus”në për RTK ka shprehur shqetësimin për rënien e vazhdueshme të...
    Lajme21 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u arrestua të shtunën në Kosovë. Kjo pasi ai gjatë një...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një grua 82-vjeçare vdiq në Fondi (Latina) pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor. Gruaja, banore e Romës u shtri në...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve sot në Gjakovë, duke thënë se “humbja e jetës në...
    Lajme21 Korrik 2025
    Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan për paraburgimin e pesë zyrtarëve policorë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.