×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përse sondazhet në SHBA gabuan me të madhe?

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Sondazhet parazgjedhore në Shtetet e Bashkuara tregonin se Joe Biden do ta fitonte me shumicë dërrmuese garën presidenciale dhe se demokratët do të merrnin kontrollin e Senatit.

    Por, shumë prej këtyre sondazheve nuk qëlluan në shenjë.

    Frank Luntz është anketues i njohur republikan. Para ditës së zgjedhjeve, ai tha për televizionin FOX News se një gabim në sondazhe si në vitin 2016 do të rrezikonte biznesin e tij.

    “Nëse Donald Trump ka të drejtë dhe anketuesit gabojnë, atëherë njerëz si unë do të duhet të gjejnë një profesion të ri“, tha zoti Luntz.

    Fitorja e Joe Bidenit, edhe pse e thellë, nuk ishte dërrmuese. Demokratët morën pak vende në Senat dhe humbën disa në Dhomën e Përfaqësuesve. Zoti Luntz thotë se rezultatet ishin “shkatërrimtare” për industrinë e sondazheve.

    “Sigurisht që sondazhet gabuan rëndë”, thotë Joseph Campbell i Universitetit Amerikan.

    Zoti Campbell është autor i një libri mbi gabimet e famshme të sondazheve politike në vite.

    “Sondazhet tregonin se do të kishte një valë blu, se Joe Biden do ta merrte me lehtësi Shtëpinë e Bardhë, do të sillte një shumicë në Senat si dhe një rritje të shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve. Por asnjëra nga këto nuk ndodhi”, thotë ai.

    “Sondazhet krijojnë pritshmëri para zgjedhjeve”, thotë Bill Schneider, analist politik në Universitetin George Mason.

    “Ajo që bënë sondazhet është se nxitën shumë mbështetës të Presidentit Trump të cilët ishin entuziastë, por që jo domosdo do të votonin. Ata janë njerëz të bardhë të shtresës punëtore, që nuk votojnë në masë. Zemërimi i nxiti ata të dilnin dhe të votonin për të shpëtuar presidentin dhe Partinë Republikane”, thotë profesori.

    Në çdo sondazh ka një përqindje gabimi. Të kuptosh se kush do të votojë është me rëndësi për ta mbajtur këtë përqindje sa më të ulët.

    “Çdo anketues synon të heqë nga sondazhi ata njerëz që thonë se do të votojnë, por që në fakt nuk shkojnë. Anketuesit e bëjnë këtë me mënyra të ndryshme; ata përdorin mekanizma të caktuara për të hequr nga sondazhi njerëzit që nuk ka gjasa të votojnë”, thotë zoti Campbell.

    Ka një arsye që anketuesit thonë se sondazhet e tyre janë thjesht një “fotografi në kohë”.

    “Sondazhet janë shumë të dobishme për të kuptuar se çfarë po ndodh politikisht, por vështirë të parashikojnë atë që do të ndodhë më pas, sepse njerëzit ndryshojnë”, thotë profesor Schneider.

    Edhe pse industria e sondazheve mund të vuajë disa pasoja, ajo nuk do të zhduket.

    “Sondazhet dhe hulumtimi i opinioneve janë bërë shumë më të ngulitura, shumë më të gjera në jetën amerikane, në jetën e biznesit, në atë kulturore dhe politike”, thotë zoti Campbell.

    Aq shumë, saqë anketimet për zgjedhjet e vitit 2024 kanë filluar që tani./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Lëvizja për Bashkim ka shuar aktivitetin e saj politik, shkruan Reporteri.net. Kryetari i kësaj partie, Valon Murati, përmes një letre përshëndetëse, ka...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Organizata “Gratë në të Zeza” zhvilloi në Sheshin e Republikës në Beograd një manifestim përkujtimor për 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, me...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se brenda muajit nëntor të këtij viti, Shqipëria do të ketë hapur të gjithë kapitujt e...
    Të tjera
    Sport11 Korrik 2025
    Liverpooli dhe Preston North End kanë zbuluar një sërë homazhesh prekëse që do të organizohen për të nderuar kujtimin e Diogo Jotës...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së...
    Lajme11 Korrik 2025
    Në orët e para të 7 korrikut, 27-vjeçari Agon Zejnullahu vdiq në rrethana ende të paqarta në qytetin e Lipjanit. Lidhur me...
    Lajme11 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar datën për seancën e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Duke folur në konferencën për rindërtimin e Ukrainës të mbajtur në Romë të enjten, lideri ukrainas Volodomyr Zelenskyy njoftoi se Gjermania ishte...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Në një përgjigje ndaj mesazhit të presidentit serb për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, Rada Trajkoviq e akuzon Aleksandar Vuçiqin se po...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.