×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti i reagon Gaxherrit, e fton në komunë për të diskutuar për ekonominë e vendit

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti,  i është kundërpërgjigjur deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri, e cila në Debat Plus e kritikoi atë, duke i thënë se buxheti i komunës së tij është gjithë në deficit.

    Ai ka thënë se nuk e ka hallin që e kritikojnë, teksa thotë se Gaxherri e ka ngatërruar deficitin me suficit.

    Ndërsa në fund thotë se ai s’do ta sulmojë LDK-në e as me rrëzu qeverinë, sepse nuk e ka atë fuqi.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    Nuk e kam hallin që më kritikojnë e e marrin diskutimin për ekonominë si sulm ndaj partisë e qeverisë. E kam hallin që Znj. Gaxherri për të cilën kam respekt si person, thotë që komuna ka deficit 90 përqind. Dmth kena shpenzu më shumë se që kena pas të hyra. Mendoj se ka dasht me thënë suficit. Dallim i madh.

    Këta deputetë votojnë buxhet. E diskutojnë ekonomi. E kuptoj që jo çdo deputet është ekonomist (znj deputete është Ekonmiste) por një njohuri bazë duhet ta kemi. E ftoj deputeten në takim nesër në Komunë për të diskutuar për ekonominë e vendit, buxhetet, përfshi edhe buxhetin e Prishtinës. Besoj se do ta kuptojë më mirë edhe buxhetin e Kosovës të cilin e ka votuar vetë në rishikim. Pa ironi e cinizëm. Mbase ma shpjegon deficitin e Prishtinës. Dhe unë do të mundohem me ja u shpjegu 1 miliardë në BQK dhe pse kjo nuk është as e mirë e as e arsyeshme në këtë kohë.

    Unë kam thënë që shteti i Kosovës i ka 1 miliard në BQK (qeveri, komuna, institucione). Në kohë krize kjo është e paarsyeshme. Dhe këtu kemi dështu si klasë politike pa përjashtim.

    Kërkoj falje znj. deputete Gaxherri por këtë krizë nuk po muj me e pa nga prizmi i partive politike e i luftës politike. As spo du me sulmu ldk e as me rrezu qeveri. Se kam atë fuqi. Por me i thënë budallakisë budallaki smundet me ma ndal askush.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratave të zyrtarit serb Igor Popoviq, i cili gjatë një...
    Lajme18 Korrik 2025
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim ushtruesin e...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar publikisht duke denoncuar përhapjen e profileve dhe portaleve të rreme që, sipas tij,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Kreu i agjencisë së spiunazhit ‘Mossad’, David Barnea vizitoi Uashington këtë javë ndërsa Izraeli kërkon ndihmën e administratës Trump për të zhvendosur...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëdhënësi për politikë të jashtme i Social Demokratëve në Gjermani (SPD), Addis Ahmetovic, ka kërkuar nga vendi i tij që ta dyfishojë...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur janë mbytur në lumin...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për vdekjen aksidentale të Dursim Ademit. Në rrjetin e...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Sllovenia miratoi të premten një ligj që lejon vdekjen me asistencë, duke u bashkuar me një numër gjithnjë e në rritje të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.