×
  • Lajme
  • Lajme

    Atifete Jahjaga: Kosova sonte tifozë i ka zërat e mijëra të mbijetuarave të dhunës seksuale

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot stadiumin “ Fadil Vokrri”,transmeton Front Online

    Jahjaga  ka thënë se lojtarët e Kombëtares së Kosovës sot kanë si tifozë zërat e mijëra të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

    Këtë e tha në një postim në rrjetin social Facebook duke shtuar se para ndeshjes së Kosovës me Moldavinë, ajo bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti dhe me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshin, kanë vizituar stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Të gjitha ulëset e stadiumit do të ërcjellin mesazhin e kampanjës “Bëhu zëri im” në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

    “Së bashku me Kryeministrin z. Avdullah Hoti dhe Ministren znj. Vlora Dumoshi vizituam stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili sot është më i zëshëm dhe më i bukur se asnjëherë më parë! Dardanët, sot veshen ulëset e stadiumit në mbështetje të fushatës sensibilizuese “Bëhu Zëri Im” e përkrahur nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë”.

    “Djemtë tanë sonte në lojën kundër Moldavisë si tifoze kanë zërat e mijra të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë! Djema, le të jenë ato motivi Juaj për një lojë me fitore sonte!”, ka shkruar Jahjaga në rrjetin social Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Stacioni Policor në Rahovec ka bërë të ditur se më 3 korrik ka pranuar informata se në rrugën “UÇK” në këtë komunë...
    Lajme16 Korrik 2025
    Të enjten parashikohet fillimisht mot me diell dhe vranësira, i cili në orët vijuese të ditës do të pasohet nga një front...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kulmet e dy ndërtesave në lagjen e Muhaxherëve, në afërsi të Parkut të Qytetit,  Prishtinë janë përfshirë sonte nga zjarri, duke shkaktuar...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Nesër me 17 korrik do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit. Kjo do të jetë përpjekja e 48-të për konstituimit të Kuvendit,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri. Lajmin për FrontOnline,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Është përfshirë nga zjarri një ndërtesë banimi në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Front Online ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Front Online ditë më parë ka njoftuar për qindra tendere të fituara nga kompania Meditech. Sipas hulmtimit të Front Online, kompania farmaceutike"Meditech",...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjedhjet lokale dhe se është pjesë e PDK’së. Lladrovci në...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se zjarri i mbrëmshëm që përfshiu dy depo në zonën industriale të Lipjanit po hetohet si rast...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.