×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj e qorton Spitalin të Mitrovicës për kufomën që qëndroi 6 orë me pacientët e tjerë: Pyet se përse nuk u dërgua në morg?

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Trupi i pajetë i një 84-vjeçari ka qëndruar për gati 6 orë në dhomën e njëjtë me pacientët e tjerë në Spitalin e Mitrovicës “Sami Haxhibeqiri”. I ndjeri pas vdekjes kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

    Por pak orë më vonë Spitali i Mitrovicës ka dalë me një sqarim në lidhje me rastin e lënies së trupit të pajetë të pacientit për disa orë në një dhomë me pacientët tjerë.

    Ky spital ka deklaruar se tërheqja e trupave të pajetë të pacientëve të dyshuar me Covid-19, është përgjegjësi e Qendrës Operative të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Po demantin ndaj këtyre deklaratave e kanë bërë menjëherë zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Nga MSH thuhet se , në çdo rast të vdekjeve të konfirmuara nga Covid-19 dhe të dyshuara në Covid-19, duhet të informohet nga SHSKUK (QKUK dhe spitalet e përgjithshme), të cilat janë të obliguara që deri në kryerjen e procedurave të varrimit, kufomën  ta dërgojnë në morg.

    I tërë procesi monitorohet nga Inspektorati Sanitar dhe Policia e Kosovës.

    E nga Ministria tutje deklarojnë se Qendra Operative Emergjente e MSh-së (QOE) lidhur me COVID -19 nuk bën transportin e kufomave nga Covid-19, por e bën ndërlidhjen e shërbimeve të ndryshme të përfshira në menaxhimin e situatës rreth Covid-19.

    “Kjo është procedura për rastet e vdekjeve të konfirmuara me Covid-19, derisa për rastet e vdekjeve të dyshuara në Covid-19, dhe për të cilat duhet pritur rezultati nga IKSHPK, kufomat dërgohen në morg deri në konfirmim të rezultatit laboratorik. Prandaj, MSh kërkon nga të gjitha institucionet që të jenë në nivel të detyrës dhe të zbatojnë me përpikëri përgjegjësitë e tyre të ndërlidhura me Covid-19, përfshirë këtu edhe menaxhimin e kufomave në mënyrë korrekte dhe me dinjitet”, thuhet në sqarim.

    Sa i përket rastit të kufomës në spitalin e Mitrovicës (të datës 17. 11. 2020), Qendra Operative e MSh-së është informuar e fundit, ndërsa është dashur të informohet e para nga spitali ku pacienti ka ndërruar jetë.

    “Megjithatë, QOE, pas marrjes së informatës nga Qendra Operative e MPB-së menjëherë e ka adresuar rastin. QOE ka përgjegjësinë për koordinimin e procedurave të varrimit, por jo për menaxhimin e kufomave brenda institucioneve shëndetësore, sikur i është adresuar në media. Neglizhencat në menaxhim, MSh i ka adresuar në SHSKUK nga e cila është kërkuar që të ndërmerren masa për moszbatim të procedurave dhe rregullave”, thuhet në reagimin e Minsitrisë së Shëndetësisë.

    E Express gjatë ditës ka reaguar për këtë rast.

    Gazeta Express ka kontaktuar me drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Enis Istrefi. Ai e shpjegoi për gazetën këtë rast.

    Sipas Istrefit, rreth këtij rasti është dashur që të pritet rezultati i testit për koronavirus.

    Mostra në trupin e 84-vjeçarit për testim PCR, ishte marrë qysh të shtunën. Ndërkohë rezultati është publikuar nga ana IKSHPK-së pas tre ditëve. Dhe atë, veç pas insistimit të drejtuesve të spitalit.

    Pra rezultati për këtë pacient ka dalë vetëm pas vdekjes së tij. Kështu ka pohuar drejtori Enis Istrefi.

    “Ky rast ka qenë rasti i parë i vdekjes nga COVID në spitalin tonë. Pritja ka qenë vetëm për çështje të procedurave. Problemi ka qenë se ne e kemi marrë rezultatin për COVID për këtë pacient vetëm pas vdekjes. Në momentin e vdekjes ka qenë pacient i pakonfirmuar me koronavirus. Është dashur që ta presim rezultatin e testit nga IKSHPK dhe pastaj t’i përfundojmë procedurat e tjera”, shpjegon Istrefi.

    Ai pranon se trupi i pajetë i kësaj kufome ka qëndruar në spital, gjegjësisht në Klinikën e Pulmologjisë, 3 deri në 6 orë.

    “Është dashur pastaj që të njoftohet ministria, kompania për bartjen e kufomave. Kanë qenë disa procedura që është dashur të kryhet”, ka thënë tutje drejtori i Spitalit të Mitrovicës.

    Kufoma e pacientit qëndroi për rreth 6 orë në dhomë me pacientë të tjerë në Spitalin e Mitrovicës

    Ai tutje ka shpjeguar se pacienti në fjalë është pranuar të shtunën në spital me probleme mushkërore dhe në po të njëjtën ditë i është bërë testi i COVID-it me metodën PCR.

    E ky rast nuk është i pari kur kufomat e pacientëve kosovarë qëndrojnë në dhoma bashkë me pacientët e tjerë.

    Njësoj ka ndodhur para pak muajve në Klinikën e Pomologjisë të QKUK-së.

    Aty dy paciente të vdekura kanë qëndruar njëra 6 orë e tjetra më shumë në dhomë bashkë me pacientët e gjallë të cilët po trajtoheshin.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se Gjykata e Lartë e Beogradit – Departamenti për...
    Lajme25 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 25.07.2025 Kulminacioni i kësaj vale të nxehtit që përfshiu vendin gjatë kësaj jave po parashihet të jetë ditën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë apel për shfrytëzim racional të ujit, duke njoftuar se kapacitetet e trajtimit janë duke u...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kishte një shans 50-50 ose ndoshta më pak që Shtetet e Bashkuara të arrinin...
    Lajme25 Korrik 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, paraqitja e provave nga mbrojtja do të fillojë...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se do t’u lejojnë vendeve të huaja të hedhin ushqime nga ajri në Gaza, por këmbëngul...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.