×
  • Lajme
  • Lajme

    Arsimi në pandemi: 38 shkolla të mbyllura, 635 mësimdhënës e nxënës të infektuar

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Gjithsej 38 shkolla po vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura në nivel vendi në Kosovë.

    Kjo për shkak se 395 mësimdhënës dhe 240 nxënës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

    “395 mësimdhënës të infektuar dhe 64 të shëruar, 35 personel të infektuar dhe 13 të shëruar, si dhe 240 nxënës të infektuar dhe 58 të shëruar”, ka konfirmuar , Diellza Kukaj zyrtare për informim në MSH.

    Për nxënësit tjerë të këtyre shkollave, sipas Kukajt mësimi është duke vazhduar në bazë të skenarit C të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pra mësimi në distancë ose online.

    “Deri më tani shkollat po i respektojnë udhëzimet e MASH, MSH, dhe IKSHPK. Përkatësisht, po operojnë bazuar në udhëzuesin e përgjithshëm të MASh-it për organizimin e mësimit në kushte pandemie, dhe protokollin e reagimit ndaj pandemisë Covid-19. Shkollat nuk po mbyllen, por mësimi po organizohet konform udhëzuesit të përgjithshëm sipas tre skenarëve bazuar në gjendjen me virus”, ka thënë ajo.

    Mësimi online në 38 shkollat e mbyllura për këta nxënës pritet të vazhdojë deri në një vendim të ri të Qeverisë së Kosovës.

    “Mësimi online dhe aj nga distancë janë në dispozicion për nxënësit të cilët aktualisht. Po mbajnë mësimin sipas skenarit C dhe atij të kombinuar B. Deri në ndonjë vendim tjetër të Qeverisë, Ministria e Arsimit ka paraparë organizimin e mësimit sipas udhëzuesit të përgjithshëm të hartuar nga MASh, udhëzuesit të përgjithshëm për organizimin e mësimit në kushte pandemie dhe protokollit të reagimit ndaj Covid-19, së bashku me të gjitha dokumentet tjera”, ka thënë tutje ajo.

    E numri i shkollave që janë duke punuar me këtë skenar është 38. Më së shumti shkolla të mbyllura ka Prishtina me gjithsej 9 sosh, e pasuar nga Peja me 7 e Vushtrria me 6.

    “Në nivel vendi janë të mbyllura kaq shkolla: Prishtinë 9 shkolla, Vushtrri 6 shkolla, Viti 1 shkollë dhe 1 çerdhe publike, Obiliq 2 shkolla, Deçan 2 shkolla, Skenderaj 1 shkollë, Fushë Kosovë 2 shkolla, Gjakovë 1 shkollë, Drenas 2 shkolla, Pejë 7 shkolla, Junik 2 shkolla, Ferizaj 1 shkollë, Shtime 1 shkollë”, ka konfirmuar ajo për Express.

    Në terren për të monitoruar gjendjen me Covid-19, sipas zëdhënëses së MASH-it janë edhe inspektorët arsimor.

    “Inspektorati i arsimit është në terren duke monitoruar gjendjen në shkolla në baza ditore, dhe duke përcjell formën e organizimit të mësimit në shkolla dhe zbatueshmërinë e udhëzuesit të përgjithshëm për organizimin e mësimit në kushte pandemie; të njëjtat raporte nga inspektorati MASh-it i pranon çdo ditë”, shtoi ajo.

    Kujtojmë që vetëm sot në nivel vendi janë shënuar edhe 720 raste të reja me koronavirus, teksa 11 të tjerë e kanë humbur betejën me të.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore e Gjakovës , ka kërkuar paraburgim ndaj pesë të dyshuarve A.B., E.B., A.L., dhe A.K, për keqpërdorim i pozitës apo...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për masë të përkohshme dhe sqarim...
    Lajme24 Korrik 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas thirrjes që bëri pak më parë Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për bizneset...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ndaj Ministrisë së Drejtësisë, e cila sot ka publikua shumen e mjeteve që i ka ndarë deri...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    “Eri jam. Më merr çikë në Whatsapp tek ky numri”. Thirrja telefonike e bërë në numrin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj,...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Të gjithë 48 personat në bord të një avioni pasagjerësh Antonov An-24 që u rrëzua në Lindjen e Largët të Rusisë të...
    Vip24 Korrik 2025
    Ndjaj Atilla Kardesh po raportohet se është shpallur urdhërarrest. Në emisionin “Kosova Today” të Klan Kosovës, moderator Kron Sadiku ka pohuar se...
    Lajme24 Korrik 2025
    Organizatat e dala nga lufta kanë reaguar pasi disa të mitur përdhosën flamurin kombëtar në Suharekë. Policia tha se të miturit kanë...
    Lajme24 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar një rast të përdhosjes së flamurit kombëtar shqiptar në Suharekë, duke thënë se kanë intervistuar dy të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.