×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Arsyetohet dhënia e licencave për hidrocentralet, deputetët kërkojnë anulimin e vendimit

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi dhe kryesuesi i Bordit të ZRrE, Arsim Janova kanë arsyetuar lëshimin e licencave të operimit afatgjatë kompanisë “Kelkos Energy” për hidrocentralet “Belaja” dhe “Deçani”.

    Ky vendim nga dy zyrtarët në Komisionin hetimor parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve u vlerësua se është marrë në bazë të ligjeve dhe përputhjeve të kritereve mjedisore. Por u tha se i njëjti mund t’i tërhiqet kompanisë nëse në vazhdimësi nuk i mbanë dhe plotëson kriteret e parapara mjedisore. Ndërkaq deputetët ngrenë dyshime për këtë vendim, madje u kërkua anulimi dhe shfuqizimi i këtij vendimi të ZRrE-së.

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi para deputetëve tha se nuk ka qenë i involvuar në këtë proces dhe nuk ka asnjë indikacion se është shkelur ligji.

    “Ndikimet e mia kanë qenë vetëm në zbatimin e ligjeve në fuqi. Për çdo gjë jam bazuar vetëm në ligje dhe kam pasur kërkesë që ato të zbatohen në përpikëri në raport me gjitha rastet, e posaçërisht në rastin e Kelkos, sepse ka qenë rast që është debatuar shumë… Nuk ka pasur asnjë presion nga unë si ministër, pasi kjo është kompetencë e zyrtarëve, komisionit të krijuar për këtë çështje dhe kompetencë e sekretarit. Por procesi ka shkuar përmes këtyre zyrtareve, ministri nuk është i involvuar në këtë nënshkrim, por nuk i largohem përgjegjësisë”, tha ai.

    Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Arsim Janova tha se kanë qenë të obliguar për t’ia dhënë licencën kompanisë “Kelkos”, pasi sipas dokumentacioneve i kanë plotësuar gjitha kriteret.

    “Leja mjedisore është sjell nga ministria dhe ne kemi qenë të detyruar me ligj të vazhdojmë procesin. Ne nuk guxojmë të ndalim procesin, sepse pastaj duhet marrë përgjegjësi para ligjit. Pasi është sjell leja mjedisore, e cila ka qenë kusht i vetëm dhe duke marrë parasysh se të gjitha dokumentet tjera që u përmenden nga ministri, dy hidrocentralet Belaja dhe Deçani i kanë plotësuar gjitha kushtet për licencë afatgjate”, u shpreh ai.

    Këtë vendim, anëtari i komisionit nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli e quajti të ngutshëm.

    “Është për t’u çuditur kjo nguti në kohën kur po hetojmë një gjë të tillë dhe nuk ka kurrfarë gjykimi. Vlerësoj se po mundoheni të arsyetoheni se nuk i keni shkel ligjet, por duket se puna e ligjeve ka mbetur punë qejfi dhe nuk i keni marrë parasysh shumë nga interesat publike që kanë edhe në komunën e Deçanit, banorët e kësaj zone, por edhe ligjet aktuale – Ligjin për ujërat, ambientin, zonat e mbrojtura e shumë tjera”, tha ai.

    Pjesë e diskutimit në komision, ishte edhe anëtarja e grupit të deputetëve të gjelbër, Mimoza Kusari-Lila, e cila kërkoi anulimin dhe shfuqizimin e aktit administrativ të ZRrE-së.

    “A ka raport nga terreni dhe kush janë inspektorët e terrenit që kanë sjellë raportin në kushtet që ka pasur Kelkos? A janë bërë matjet biologjike ujore në terren dhe çka përmban ai raport? Në kuadër të asaj që u tha, është bërë një ndarje e jashtëligjshme, pasi përdoret një rrjedhje e lumit dhe janë ndarë hidrocentralet nga tri në dy, në mënyrë që të arsyetohet se ai i mbeturi nuk i ka plotësuar kushtet dhe atij i mbahet leja. Përfundimisht, unë konsideroj dhe jam shumë e bindur se do të ketë pasoja mjedisore të mëdha në gjitha nivelet, pasoja ligjore dhe pasoja të humbjes së ankesave dhe padive të kompanive. Por e vetmja zgjidhje mund të jetë ligji për procedurën administrative, anulimin dhe shfuqizimin e një akti administrativ të paligjshëm. Nëse asgjë tjetër, ky komision duhet drejtpërdrejt të kërkojmë zyrtarisht anulimin dhe shfuqizimin e drejtpërdrejt pasi ky është i paligjshëm dhe duhet të anulohet”, tha ajo.

    E deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemajli duke kundërshtuar këtë vendim, tha se leja mjedisore i është dhënë kompanisë “Kelkos”, pavarësisht se dheu në atë zonë ka rrëshqitur pesë kilometra.

    “Leja mjedisore është bërë, por dheu ka rrëshqitur pesë kilometra, pasi që ka rrëshqitur bjeshka. A u ndal bjeshka dy javë për të na treguar neve që t’ia japim lejen shpejt e shpejt për 40 vjet aty?!! Nuk janë shaka këto!”, tha ai.

    Por kryesuesi i bordit të ZRrE-së, Arsim Janova tha se nëse “Kelkos” nuk respekton kriteret, atij mund t’i merret licenca.

    “Momentin që ministria e vlerëson se një dokument që ka qenë bazë nuk respektohet, mund të tërhiqet licencën sepse kështu e thotë ligji”, tha ai.

    Përveç dy hidrocentraleve, sekretari i MEA-së, Fatos Qerimi bëri të ditur se i kanë kërkuar kompanisë “Kelkos” të ofrojë zgjidhje tjera që kanë të bëjnë me digën për Hidrocentralin “Lumbardhin 2”, në mënyrë që të marrë lejen mjedisore.

    “Komisioni brenda ministrisë që është përcaktuar nga sekretari në bazë të ligjit është në shqyrtim të kërkesës së kompanisë Kelkos për Lumëbardhin 2 që të bëjë një zgjidhje tjetër. Për këtë arsye, ne nuk kemi marrë vendim për lejen mjedisore dhe ujore për arsye të digës”, tha ai.

    Në komisionin hetimor pati përplasje ndërmjet deputetëve për shkak të kufizimit kohor në pyetjet e bëra ndaj ministrit Kuçi dhe zyrtarëve tjerë.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Është paraqitur në Stacioni Policor në Rahovec, zyrtarja policore e cila ishte raportuar e zhdukur më 1 maj. Lajmin për Frontonline e...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se ka qenë pjesë e konferencës së nivelit të lartë...
    Lajme05 Maj 2024
    Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, përmes një postimi në Facebook thotë se sot në Leposaviq ka pasur tentativë...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-ve, me ftesë të Qeverisë amerikane, respektivisht agjencisë qeveritare...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. Haradinaj me këtë rast...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar, duke publikuar një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri” në Tiranë....
    Lajme05 Maj 2024
    Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Livoq i Poshtëm për dy dekada ka rënie drastike të numrit të nxënësve. Nga 600...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë me kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Macron ka kërkuar nga Netanyahu të arrijë marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    31-vjeçari Ergys Arrazi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe 3 fëmijët, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, teksa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.