×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është padia me të cilën ish-guvernatori Rexhepi përfitoi 200 mijë € dëmshpërblim

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Përmes një padie të parashtruar ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ish-guvernatori i Bankes Qendrore të Kosovës (BQK), Hashim Rexhepi, arriti të përfitojë 204 mijë e 307 euro dëmshpërblim.

    Me pretendimin se pa të drejtë ishte mbajtur në paraburgim për 172 ditë si dhe për masat tjera për sigurimin e pranisë së tij, ish-guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), Hashim Rexhepi, e paditi KGJK-në më 27 mars të 2013-s.

    Ndonëse përfitoi vetëm 204 mijë euro dëmshpërblim sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore e Prishtinës të martën, para shtatë vitesh ish-guvernatori Rexhepi kërkonte mbi një milionë euro në formë të dëmshpërblimit.

    Insajderi ka siguruar padinë e dorëzuar më 2013, në të cilën arsyetohet kërkesa ish-guvernatorit Rexhepi për dëshmpërblim.

    “Kërkohet të aprovohet kërkesa e paditësit Hashim Rexhepi nga Prishtina, kështu që e paditura Republika e Kosovës për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, obligohet që paditësit në emër të kompensimit të dëmit t’i paguajë: 629.200,00 euro në emër të dëmit material, 500.000,00 euro në emër të rrënimit të prestigjit dhe 300.000,00 në emër të sadisfakcionit për cenimin e lirive dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në padinë e Hashim Rexhepit ndaj KGjK-së.

    “Shumat e gjykuara e paditura obligohet t’i paguajë në afatin prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi me kamatë 3,5 për qind nga data 16 shkurt gjerë në pagesën e plot”, theksohet në padi.

    Aktgjykimin për dëmshpërblimin e Rexhepit të martën, Gjykata Themelore e ka marrë duke llogaritur 172 ditët e kaluara në procedurë me 100 apo 200 euro ditën.

    Ndërkaq, sipas avokatit të tij, Adnan Pacolli, shuma e dëmshpërblimit nuk është as për së afërmi asaj që ka kërkuar paditësi.

    “Kërkesat e paditësit të cilat janë dorëzuar në formë të shkuar pranë gjykatës për precizimin e kërkesë padisë, kanë qenë jashtëzakonisht të larta dhe duke përfshirë edhe kategrinë e dëmit material dhe atë jo material që konsiston me fitimin e humbur për shkak të humbjes së rrogës qoftë në pozitën e guvernatorit apo pas mbarimit të mandatit të mandatit të guvernatorit ka pasur të kthehet në vendin e punës që e ka pasur me kontratë të përhershme që ka pasur në pozitën e zëvendësguvernatorit dhe shef i mbikëqyrjes së kompanive të sigurimit, e gjitha kjo e kap vlerën e 1.6 milionë euro”, ka thënë Pacolli.

    Ish-guvernatori Hashim Rexhepi, ishte arrestuar me 23 korrik 2010, bashkë me disa të tjerë, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje të parave.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Lajme17 Korrik 2025
    Dogana e Kosovës ka njoftuar sot se Njësitë Antikontrabandë kanë zbuluar dhe parandaluar një rast kontrabande me mallra të dyshuara si të...
    Të tjera
    Vip17 Korrik 2025
    Këngëtari Mevlan Shaba, është bërë baba për herë të parë. Pas një kohë të shkurtër, ai vendosi të ndaj portretin e vogëlushes....
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka folur për pjesëmarrjen e Albin Kurtit në Symi Symposium të Greqisë. Guri...
    Lajme17 Korrik 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave afër Liqenit të Livoqit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kryediplomati serb Marko Gjuriq dhe shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Petar Petkoviq kanë reaguar pas deklaratave të Presidentes Osmani  lidhur...
    Lajme17 Korrik 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se bashkë me profesorin Alush Gashi, e takuan st Gino Mulliqin, nga Peja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se korriku i vitit 1998 shënon një nga faqet më të lavdishme të historisë së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.