×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj tregon se katër aktivistë të PSD-së janë dënuar nga Policia e Kosovës

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka njoftuar se sot Policia e Kosovës ka dënuar katër aktivistë të PSD-së, me nga 200 euro, për shkak të aktivitetit protestues.

    Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Molliqaj, ka shkruar se për më pak se 1 muaj, atyre u janë shqiptuar gjoba në vlerë 1600 eurove për shkak të aksioneve politike.

    “Sot, rastësisht morëm vesh se 4 aktivistë të PSD-së jemi dënuar me nga 200 euro gjobë për aktivitetin protestues që e kemi mbajtur në ndërtesën e kryeministrisë ku tregonim pabarazitë e pakos ekonomike të qeverisë. Asnjë njoftim zyrtar nuk e kemi marrë për këtë dënim dhe arsyet e tij. Për më pak se 1 muaj, na janë shqiptuar gjoba në vlerë të 1600 eurove për shkak të aksioneve politike publike të cilat i kemi organizuar si parti politike. Në të gjitha rastet është respektuar distanca dhe mbajtja e maskave. Nuk kemi shkaktuar asnjë rrezik lidhur me përhapjen e pandemisë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

    Kreu i PSD-së tutje ka shkruar se “ jemi dëshmitarë të një çasje diskriminuese dhe krejtësisht të pabarabartë të institucioneve.

    “LDK dhe VV, përgjatë tërë kohës po vazhdojnë fushatën në Besianë duke organizuar tubime e takime pa asnjë masë, dhe nuk po dënohen”.

    Molliqaj ka theksuar se nuk do t’i paguajnë dënimet, pasi që sipas tij, ato janë të padrejta.

    “Dënimet që na janë shqiptuar neve janë tërësisht të padrejta dhe si të tilla unë nuk do t’i paguaj. Në mungesë të masave të duhura, qeveria ka zgjedhur përndjekjen dhe policimin e qytetarëve. Kjo është e papranueshme. E drejta e protestës nuk guxon të cënohet në asnjë mënyrë. Çdo tentativë për të mbytur kundërshtimet përmes gjobave do të jetë e paefektshme”, ka thënë ai./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Një qytetar i Mitrovicës, njëherësh ish-minator ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës. Ai para gazetarëve kërkoi që sa më shpejt të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht identitetin e zyrtarit të lartë të Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar më 17 korrik 2025...
    Lajme17 Korrik 2025
    Gazeta Insajderi merr vesh se operacioni AKI-së bashkë me Prokurorinë Speciale ka përfunduar me rezultatin ku gjatë hetimeve intensive, një zyrtar me...
    Të tjera
    Lajme17 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte Sllavisha...
    Kronika17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj dy personave, që deklaruan rrejshëm lidhur me një aksident trafiku gjatë ditës së djeshme në...
    Artikull i Sponsoruar17 Korrik 2025
    Super Loja 2025 e Petrol Company është kthyer në sensacionin më të madh të vitit. Dhe lajmi më i mirë? Po flasim...
    Sport17 Korrik 2025
    FC Prishtina do të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë në Ligën e Evropës. Bardhekaltrit pësuan humbje të thellë, 0:4 në ndeshjen e...
    Kronika17 Korrik 2025
    Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren. Sipas ankueses, viktima rezulton e zhdukur që nga 13 korriku. Policia ka nisur hetimet,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Një aksion i gjerë në të cilën po hetohet vepra e spiunazhit është duke u zhvilluar në vend. Prokuroria Speciale ka njoftuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.