×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pse Bullgaria e Holanda bllokuan Maqedoninë e Veriut?

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Ministrat e Europës të BE në videokonferencën e së martës nuk dhanë dritën e gjelbër për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bullgaria dhe Holanda frenuan secila me argumente më vete.

    Për presidencën gjermane të BE nuk është një javë e mirë. Të hënën bllokoi Polonia dhe Hungaria buxhetin e BE. Të martën Bullgaria vendosi veto kundër një projekti të vendosur me kohë ne BE. Qeveria bullgare ishte kundër konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, për të vazhduar negociatat me qeverinë e këtij vendi. Presidenca gjermane që e mbështet hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare u përpoq më kot të ndërmjetësojë.

    Ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth apeloi tek vendet anëtare që “procesin e anëtarësimit të mos e bëjnë peng të problemeve bilaterale mes vendeve të veçanta anëtare.” Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj. Madje u dëgjua edhe kërkesa për njohjen e gjuhës së vendit jo si maqedonishte, por si dialekt i bullgarishtes.

    Maqedonia e Veriut këmbëngul me tone relativisht të forta antibullgare për mëvetësinë e saj kombëtare. Një grindje që zien prej vitesh, por që shumë vende anëtare të BE e mendonin si të shuar. Vetëm pas një grindjeje dhjetëra vjeçare ky vend arriti të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë duke ndryshuar emrin në Maqedoni e Veriut.

    Tani erdhi vetoja bullgare. Kjo duhet të shkaktojë shumë zhgënjim në Maqedoninë e Veriut dhe nuk kontribuon në çtensionimin e marrëdhënies mes dy vendeve, që madje në vitin 2017 nënshkruan edhe një marrëveshje miqësie.Të hënën tre institute nga Maqedonia e Veriut publikuan një prononcim. “Vendi ynë ka ndryshuar madje emrin i frymëzuar nga premtimet e BE. Për këtë arsye kjo bllokadë e re nuk është vetëm një mashtrim ndaj qytetarëve maqedonas, por edhe tradhti ndaj vlerave europiane”, thuhet në publikimin e Institutit për Demokracinë, të Institutit për Politikën Europiane dhe atij Eurothink në Shkup, shkruan lajmi.net.

    Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva tha se nuk është kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, po negociatat nuk mund të fillojnë tani. “Askush nuk ua mohon atyre të drejtën të përcaktojnë vetë kombin e tyre dhe gjuhën e tyre, si të duan, por ne nuk mund të miratojmë, që kjo e drejtë të bazohet në urrejtje, keqinterpretim historik dhe mohimin e Bullgarisë.”Presidenca gjermane dështonQë në mars krerët e shteteve dhe qeverive të BE dhanë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këtë e kujtoi të martën ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth.

    “Kjo është në interesin e thellë të BE që të fillojmë sa më shpejt. Pragmatik dhe me solidaritet”.

    Ai u shpreh për një “sinjal të qartë të besueshmërisë” dhe theksoi, se stabiliteti dhe demokracia përmes një anëtarësimi në BE kanë rëndësi strategjike për Ballkanin.

    Por megjithë deklaratat e Michael Roth, për momentin nuk duket se çelja e negociatave do të bëhet kaq shpejt. Holanda po ashtu ka ende rezerva për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

    Ky vend kërkon që Shqipëria të sigurojë më parë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të zbatojë ligjin për median, para se të flitet për çeljen e negociatave. Me Maqedoninë e Veriut holandezët nuk kanë problem.

    Kryeministri Edi Rama në një bisedë me gazetarët para dy javësh, e mohoi se ka ende kushte të hapura.

    Sipas tij qëndrimi refuzues i Holandës lidhet me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Britania e Madhe bëhet vendi i parë në botë që vendos sanksione ndaj të gjithë individëve që nxisin dhe ndihmojnë migracionin e...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Nga të dhënat e raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, deri në orën 14:00 janë raportuar 13 zjarre, nga të...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.