×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth dy milionë vizita më pak nga diaspora, ndikimi në ekonomi rreth 300 milionë euro

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Masat anti-COVID kufizuan ndjeshëm lëvizjen mes qytetarëve ndërmjet shteteve të ndryshme. Kjo është reflektuar edhe në vizitat e diasporës në Kosovë ku vihet re një rënie e ndjeshme.

    Instituti GAP solli një analizë të sajën duke u bazuar në të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve për periudhën janar-gusht 2020. Sipas kësaj, analize për të njëjtën periudhë, numri i vizitorëve nga jashtë në Kosovë ishte rreth 62.5% më i ulët se në vitin 2019.

    Analisti i politikave në Institutin GAP, Berat Thaçi, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se kjo përkthehet në rreth dy milionë vizita më pak nga jashtë.

    “Në bazë të shifrave që i kemi mbledhur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kosovës dhe Byroja e Sigurimeve, do të thotë në bazë të shifrave për udhëtimet me mjete ajrore apo aeroplan dhe tokësorë që janë vetura dhe mjetet e tjera, krahasuar me vitin e kaluar për periudhën janar- gusht 2020, kemi një rënie të vizitave për 60 përqind nga jashtë. Nëse e përkthejmë këtë në numra, vetëm në Aeroportin e Prishtinës, vetëm në udhëtimet me aeroplan i kemi një milion më pak vizita. Nëse e shohim në total mendohet se janë realizuar afër dy milion vizita më pak në nivel vendi”, ka thënë Thaçi.

    Thaçi ka thënë se si pasojë e rënies së vizitave nga diaspora ka pasur rënie të mëdha edhe në ekonominë e Kosovës, ndërsa shton se dëmi i shkaktuar në të hyrat e ekonomisë së vendit është rreth 300 milion euro.

    “Në bazë të një kalkulimi që e kemi bërë në Institutin GAP, se vetëm nga rënia e vizitave, të hyrat në ekonominë e vendit kanë rënë për 300 milionë euro, dhe kjo ka natyrisht efekte negative, veçanërisht për disa sektorë të cilët janë më direkt të lidhur me vizitat e diasporës, mirëpo edhe për ekonominë në tërësi. Nëse flasim për sektor specifik, e dimë që gastronomia, hoteleria janë sektorët që direkt ndikohen nga mungesa e vizitave të diasporës, por edhe sektorët tjerë siç janë ai i transportit, se një pjesë e diasporës vjen me veturat e tyre dhe ata pastaj shpenzojnë në Kosovë në derivate”, thotë ai.

    Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë periudha kur shqiptarët që jetojnë jashtë vendit zgjedhin të kthehen në vendlindje për të kaluar festat, por kjo nuk pritet njëjtë edhe këtë fundvit.

    Thaçi thotë se përhapja e pandemisë COVID-19 dhe masat që kanë marrë vendet e tjera ku është e orientuar kryesisht diaspora jonë, do të jetë pengesë e madhe që bashkatdhetarët të kthehen në vendlindje.

    “Kemi dy fenomene, e para është se virusi po përhapet ndjeshëm, qoftë në Kosovë, qoftë në Evropë dhe për këtë arsye kjo mund të jetë një faktor që mund t’i zmbrapsë ata nga vizitat e tyre, sepse është një trend në rritje i përhapjes së virusit, mirëpo në anën tjetër Kosova paksa i ka relaksuar politikat e hyrjes, krahasuar me periudhën e fillimit të vitit, kur ka qenë e ndaluar hyrja e shtetasve të huaj, tash më testin PCR ata mund të hyjnë në Kosovë, mirëpo duke pasur parasysh përhapjen e virusit ne mendojmë se kjo do të jetë pengesë” ka thënë Thaçi.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë për herë të 51-të, nesër në orën 11:00, të konstituojnë Kuvendin, pas disa përpjekjeve...
    Lajme22 Korrik 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vendimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me...
    Lajme22 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka shprehur kritika të ashpra drejt kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, për qasjen e tij...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.