×
  • Auto
  • Auto

    Si është e ndërtuar vetura-bunker me të cilën do udhëtojë Joe Biden

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Emri i saj zyrtar është “Cadillac One”, por njihet edhe si “Bisha”. Arsyeja është më se e qartë: makina e fundit e presidentit të Shteteve të Bashkuara, është më e sigurta në botë.

    Në fakt ajo është një bunker i vërtetë me rrota. Mjeti mund të përballojë një sulm kimik, një sulm me armë zjarri, dhe t’i rezistojë madje edhe shpërthimit të një mine.

    Nga ana tjetër, siguria e presidentit amerikan është gjithnjë në plan të parë. Ndaj le të shohim super-teknologjinë e këtij modeli presidencial, që u shfaq për herë të parë në publik në vitin 2018 me Donald Trumpin, presidentin e 45-të të SHBA-së dhe me të cilin do të udhëtojë edhe presidenti i 46-të, Joe Bajden.

    Shoferi

    Kjo makinë drejtohet jo nga një shofer dosido, por nga një ushtarak i trajnuar enkas nga shërbimet sekrete amerikane për çdo të papritur që mund të ndodhë, përfshirë edhe nevojën për të kryer manovra, si ato që zakonisht i shohim në filmat aksion.

    Dritaret

    Të përbëra nga 5 shtresa xhami dhe polikarbonati, ato janë të afta të përballojnë edhe plumbat e kalibrit 44 Magnum. Dritaret nuk mund të hapen, me përjashtim të asaj të shoferit, që mund të hapet vetëm 8 centimetra.

    Sistemet e komunikimit

    Një telefon satelitor me një linjë të drejtpërdrejtë gjithmonë të hapur me zëvendëspresidentin dhe Pentagonin, dhe selinë qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes, është i inkorporuar me sediljen e pasme të makinës ku ulet presidenti. Kjo është e mundur falë një ripetitori privat, i cili sinjalizon në rast se ka mungesë të sinjalit, dhe që përcillet nga një prej makinave të eskortës presidenciale.

    Dyert

    Janë të blinduara dhe mbi 20 centimetra të trasha, më shumë se dyfishi i një makine normale. Pasi mbyllen, ato krijojnë një mjedis 100 për qind të izoluar, që i mbron ata që gjenden brenda edhe në rastin e një sulmi kimik.

    Pjesa e pasme e makinës

    Në të mund të ulen presidenti dhe 4 pasagjerë të tjerë, dhe është e ndarë nga një sipërfaqe qelqi e përforcuar, të cilën vetëm presidenti mund të vendosë ta ulë. Gjithashtu, ajo është e pajisur me një buton anti-panik dhe një furnizues oksigjeni shtesë.

    Bagazhi i makinës

    Ashtu si pjesa e përparme, edhe pjesa e pasme ka pajisjet e saj të sigurisë, me një portabagazh të pajisur me sistemet e fikjes së zjarrit, gaz lotsjellës dhe tymuese.

    Pajisjet e emergjencës

    Pavarësisht sigurisë që ofron ky “bunker” me rrota, nëse presidenti do të plagosej, në makinë gjendet një çantë e ndihmës së shpejtë, që përfshin një qese gjaku (që përputhet me grupin e gjakut të presidentit) në rast se nevojitet një transfuzion.

    Serbatori

    Është i blinduar dhe i veshur me një shkumë të veçantë, që nuk e lejon të shpërthejë edhe nëse goditet nga një plumb. Një kuriozitet:”Cadillac One” punon me naftë, dhe një nga të paktat raste që u “neutralizua” ndodhi në 2013-ën, kur menaxheri i karburantit e mbushi plot por me karburantin e gabuar.

    Trupi i makinës

    I integruar me një armaturë të nivelit ushtarak dhe me një trashësi afro 13 centimetra, ai është dizenjuar nga një aliazh çeliku i përforcuar me alumin, titan dhe qeramikë, i aftë që të thërrmojë edhe plumbat.

    Korniza

    Pjesa e poshtme e “Bishës”, është e pajisur me pllaka çeliku të afta të sigurojnë mbrojtje për pasagjerët, edhe në rastin e shpërthimit të një mine apo një granate nën makinë.

    Pajisjet e sigurisë

    Në bordin e makinës gjendet një arsenal i vërtetë armësh, dhe disa truke alla Xhejms Bond, si armë gjahu dhe pompa që lëshojnë gaz lotsjellës nga poshtë makinës. Po në rast se një nga miqtë e ftuar nuk di t’i përdorë ato? Mos u trembni:Aty ka edhe një manual udhëzimi që quhet “Nuclear Football” (Futboll Bërthamor).

    Gomat

    Të përforcuara me kevlar, ato janë në gjendje t’i rezistojnë shpimeve dhe prerjeve. Dhe si të mos mjaftonte kjo, disqet prej çeliku do t’i jepnin mundësi shoferit që të vazhdonte ta ngiste makinën, edhe nëse gomat do të ishin tërësisht të shkatërruara.

    Kabina e shoferit

    Nga kroskoti menaxhohen të gjitha zbulimet teknologjike të gjeneratës së fundit, me të cilat është pajisur limuzina presidenciale, përfshirë një sistem të drejtpërdrejtë të komunikimit me shërbimet e sigurisë, dhe një sistem të integruar GPS që është gjithmonë aktiv. Në pjesën e përparme të makinës janë të vendosura dhe 2 kamera me rreze infra të kuqe, që lejojnë drejtimin e makinës përmes ekranit, madje edhe me drita të fikura dhe në errësirë ??absolute. / Bota.al

    Nga Rubrika
    Auto22 Korrik 2025
    Mercedes-Benz ka nisur “një tërheqje globale nga tregu” për rreth 223,000 furgonë për shkak të mundësisë së defektit në airbag-un e shoferit,...
    Auto21 Korrik 2025
    Hyundai po nis një ofensivë të plotë me SUV-in elektrik “tre-rreshtësh” IONIQ 9, i cili tani po eksportohet masivisht në SHBA, Evropë...
    Auto18 Korrik 2025
    Kia në Indi prezantoi një veturë të re elektrike. Bëhet fjalë për një SUV me shtatë vende. Carens Clavis është zhvilluar në...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.