×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj lavdëron punën e mbrojtjes së Veselit në Gjykatë Speciale

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, ka lavdëruar punën e përfaqësuesve ligjorë për mbrojtjen e ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, i cili bashkë me ish-anëtarët e UÇK’së po e mbanë konferencën statusore pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Miftaraj, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, e ka parë mbrojtjen e Veseli si mbrojtje pa emocione e retorikë, shkruan Gazeta Express.

    “Mbrojtja e Kadri Veselit shembull i një përfaqësimi adekuat, profesional dhe argumentues pa emocione dhe retorikë”, ka shkruar ai.

    Njohësi i çështjeve juridike, tutje, vonesën e ofrimit të lëndëve të dosjes nga Prokuroria e Specializuar e ka parë si cënim të sigurisë juridike.

    “Strategjia e Prokurorisë për të mos ofruar dosjet e lëndës në kohë të arsyeshme dhe kërkesa për afat të shkurtër kohor për mbrojtjen cenon sigurinë juridike, barazinë e armëve në procedurë gjyqësore dhe një gjykim të drejtë dhe të pavarur”, ka deklaruar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues të Odës Ekonomike të Letonisë, ku siç është shprehur ajo, ka prezantuar potencialin...
    Lajme15 Korrik 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votueseve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për...
    Lajme15 Korrik 2025
    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, e cila ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme për të...
    Sport15 Korrik 2025
    Në kuadër të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, sonte zhvillohet ndeshja kthyese mes FC Differdange dhe Dritës. Pas fitores...
    Lajme15 Korrik 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale për...
    Lajme15 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, lidhur me një incident të ndodhur më...
    Lajme15 Korrik 2025
    Mot kryesisht me diell parashihet ditën e mërkurë. Pasdite përreth zonave malore zhvillohen vransira të pakta lokale, por nuk paraqiten kushte për...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti rus, Vladimir Putin ka hedhur poshtë ultimatumin 50-ditor të presidentit amerikan, Donald Trumpit dhe kërcënimet me tarifa, duke sinjalizuar se Rusia...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.