×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi tani me fjalë të mëdha për UÇK-në, por ofendon LDK-në e fshatit Prapashticë

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje i ka dalë në mbrojtje UÇK-së, derisa ka atakuar fshatin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

    “Mbrojtja e UÇK është obligim i secilit nga ne sepse UÇK është historia nëpërmjet së cilës ka kaluar liria dhe Pavarësia e Kosovës drejt realizimit të aspiratave kombëtare”, thotë ai.

    Abazi shton se demokracia, sipas tij, është garë me vota.

    “Demokracia nuk është sport i Prapashticës demokracia është garë me vota. Kush friksohet nga vota është qyqar i demokracisë”, ka shkruar ai në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Sa herë që LVV dhe Kurti fyhen dhe shpërndahen lajme të pavërteta nga njerëz pa integritet, me konflikt interesi, nepotik e me të punësuar familjar në BQK, të përfshirë në afera korruptive e kriminale, atëherë është e qartë që kanë kuptuar që kapitulli i tyre ka përfunduar dhe jetërat në politikë i kanë të konsumuara dhe ezauruara. Mediat dhe portalet që amplifikojnë lajmet e rreme dhe sulmet pa bazë e pa etikë gazetareske e mediale, janë servis i sistemit të kapur dhe që me naivitet mendojnë se qytetarët nuk e kuptojnë lojën djallëzore dhe të ndytë që po bëjnë për të mbajtur veten në biznes.

    Demokracia nuk është sport i Prapashticës demokracia është garë me vota. Kush friksohet nga vota është qyqar i demokracisë.

    Mbrojtja e UÇK është obligim i secilit nga ne sepse UÇK është historia nëpërmjet së cilës ka kaluar liria dhe Pavarësia e Kosovës drejt realizimit të aspiratave kombtare.

    Pavarësia e Kosovës nuk është stacioni hajnisë e as krimit dhe nuk do të shënohet si e tillë ne historinë tonë. Pavarësia e Kosovës është stacioni i faktorizimit dhe prosperitetit të shqiptarëve në Ballkan.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se vendimet e Supremes janë finale sa i përket interpretimit të ligjit. Sipas...
    Lajme16 Korrik 2025
    Një 25 vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e hotelit Grand. Kjo u konfirmua për FrontOnline nga Flora Ahmeti zëdhënëse e...
    Lajme16 Korrik 2025
    Dy eksperte të mjekësisë po dëshmojnë në Gjykatën Speciale. Fjala është për Chatherine Nicola-Black dhe Karin Duhne-Prinsen. Ato janë dy dëshmitaret e...
    Të tjera
    Vip16 Korrik 2025
    Repartisti i njohur, Don Xhon, po sjell projektin e tij më të ri, i cili pa dyshim pritet të jetë njëri ndër...
    Lajme16 Korrik 2025
    Gjykata Speciale në Hagë ka rrëzuar pjesërisht mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të bashkë akuzuarve,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Dy deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, e kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, vendimin e djeshëm të...
    Lajme16 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, e cila sot ka rrezuar mocionin e...
    Lajme16 Korrik 2025
    Edhe Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, ka sulmuar sistemin gjyqësor, pasi që gjykata Supreme ka marrë vendim përmes të cilit...
    Lajme16 Korrik 2025
    Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, KQZ njofton se regjistrimi i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.