×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti i përgjigjet Kurtit: Vendimi për mbrojtje institucionale të të akuzuarve është marrë që prej themelimit të Speciales

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar deklaratat e Albin Kurtit, se qeveria duhet të mbështesë financiarisht ish-krerët e UÇK’së, të cilët po akuzohen për krime lufte nga Gjykata Speciale.

    Hoti, i ftuar në emisionin e Adi Krastës, ka thënë se mbështetja për personat e caktuar është tashmë edhe në bazë ligjore, e cila është ndërmarrë që prej themelimit të Dhomave të Specializuara

    “Kurti duhet ta dijë se kur është themeluar Gjykata Speciale, është kriju baza ligjore, që ne në mënyrë institucionale të ofrojmë mbështetje financiare për personat që akuzohen në këto dhoma”, ka deklaruar Hoti.

    Ndryshe, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka konsideruar se shteti i Kosovës duhet të organizohet për t’ju dalur në mbrojtje ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së që po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

    Kurti ka thënë se këtë nuk mund ta bëjë qeveria aktuale.

    “Shteti i Kosovës duhet ta organizojë e ta koordinojë mbrojtjen e të pandehurve. Ata e pamë se i kanë avokatët e tyre secili, por nevojitet bashkërendimi nga shteti. UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit por e të gjithëve dhe që të gjithë duhet ta mbrojmë atë. Me fjalë tjera, kjo është edhe punë qeverie, kjo është sidomos punë qeverie. Është Qeveria e Kosovës ajo që duhet të angazhohet për sintezën e përfaqësimit dhe mbrojtjes në këtë proces. Mbrojtja dhe bashkërendimi duhet të bashkërendohen e të sintetizohen. Për fat të keq, Kosova nuk ka një qeveri që mund ta bëjë këtë”, ka thënë Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Një person ka raportuar se persona të panjohur me përdorim të forcës kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ilir Deda ka reaguar pas deklaratës së presidentes Osmani se Trump së fundmi ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të situatës në...
    Lajme14 Korrik 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur për sot një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të zyrtarizohen të gjitha...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka nisur dëshminë e tij para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Seanca gjyqësore ka...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot do të vazhdojë seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Dëshminë e tij në këtë seancë do ta jap Leonard...
    Kronika14 Korrik 2025
    Një vjedhje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një shtëpi në komunën e...
    Kronika14 Korrik 2025
    Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi që kishin sulmuar zyrtarët policorë, në kohën kur po iu shqiptonin gjobë për kundërvajtje. Si...
    Kronika14 Korrik 2025
    Pesë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Katër prej tyre janë raportuar në...
    Kronika14 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me plagosjen që ndodhi të dielën në qytetin e Shtimes. Ngjarja ka ndodhur më...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.