×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Albin Kurti sot nuk është i sinqertë kur thërret për mbrojtje të krerëve të UÇK-së

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Nëkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha sonte në Rubikon të Klan Kosova se kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti për vite me radhë ka akuzuar krerët e UÇK-së se po e bëjnë Gjykatën Speciale për ti dërguar shokët e tyre në burg, ndërsa tani mundohet për përfitime elektorale të dalë në mbrojtje të UÇK-së.

    “I kanë akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin se po e bëjnë Gjykatën për ta shpëtuar vetveten. Se po e bëjnë Gjykatën për t’i dërguar shokët e tyre. Ata si Albin Kurti që i kanë thënë shko në Hagë Hashim. Jo njëherë por nja 40 herë i ka thënë në shkrim Hashim shko në Hagë. Sot është në Hagë Hashimi dhe unë nuk e shoh ku e gjen ai ftyrën me dalë edhe me thanë tash duhet me i mbrojtë”, tha Krasniqi.

    Ai tha se Albin Kurti prej që ekziston në skenën publike është njeriu që vazhdimisht i ndryshon qëndrimet.

    Ai tha se ndryshimi i çasjes së Kurtit për të dalë në mbrojtje të UÇK-së ka ardhur si rezultat i reagimeve dhe mbështetjes së madhe që e pa se po ndodhë për UÇK-në.

    Ai ka kritikuar ashpër edhe qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti për reagim tepër të dobët për aktakuzat e Speciales.

    “Unë për vete jam i skandalizuar me sterilitetin e qeverisë së Avdullah Hotit. Ka mungesë totale të proaktivitetit. Thua ti se nuk ka ndodhur asgjë në Kosovë. Ne po flasim për njerëz të cilët përveç pjesës së rëndësishme, president i vendit ka qenë Hashim Thaçi, dy ish kryetarë Kuvendi, një deputet i tri legjislaturave dhe shef i Grupit Parlamentar. Dhe çka bënë Qeveria i shkruan katër fjali. Prej asaj dite ata mendojnë se e kanë kryer punën e tyre”, tha Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende-vende priten riga shiu me rrufe...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në Shtime dega e tyre përfshinë 50% gra në listë. “Në qytetin e Shtimes, me...
    Lajme21 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Njohësi i çështjeve të arsimit të lartë, Xhavit Rexhaj, në “Info Plus”në për RTK ka shprehur shqetësimin për rënien e vazhdueshme të...
    Lajme21 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u arrestua të shtunën në Kosovë. Kjo pasi ai gjatë një...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një grua 82-vjeçare vdiq në Fondi (Latina) pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor. Gruaja, banore e Romës u shtri në...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve sot në Gjakovë, duke thënë se “humbja e jetës në...
    Lajme21 Korrik 2025
    Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan për paraburgimin e pesë zyrtarëve policorë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.