×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Obama lavdëron Angela Merkel në kujtimet e tij, si e përshkruan kancelaren gjermane

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Në një libër me kujtime që do të dalë në treg të martën (17.11.), ish-Presidenti i SHBA Barack Obama bën një sërë lëvdatash për kancelaren gjermane Angela Merkel. Në librin e tij, Një Tokë e Premtuar, Obama shkruan se Merkeli fillimisht e kishte parë atë me skepticizëm – dhe pohon se kjo mund të ketë qenë për shkak të fjalimeve të tij të forta dhe “retorikës së ekzagjeruar”.

    Sidoqoftë, ai nuk ia kishte marrë për keq atë skepticizëm. “Për një kryetar gjerman të qeverisë, antipatia ndaj një demagogjie të mundshme ishte ndoshta një qëndrim i shëndetshëm,” tha ai. Me kalimin e viteve, ai konstatoi që Merkeli ishte gjithnjë e më e pëlqyeshme, tha ai, duke e quajtur atë “të besueshme, të ndershme, të saktë intelektualisht dhe miqësore në një mënyrë të natyrshme”.

    Sidoqoftë, Obama kritikon politikën e Gjermanisë ndaj Greqisë gjatë vështirësive të Greqisë me borxhet pas kolapsit financiar, kur Merkeli dhe Ministri i atëhershëm i Financave Wolfgang Schäuble (CDU) u ishin mbajtur fort politikës së kursimeve dhe reduktimit të huave publike si përgjigje për pothuajse të gjitha vështirësitë ekonomike.

    “Vura re se ata [Merkeli dhe ish Presidenti francez Nicolas Sarkozy] rrallë përmendnin që bankat gjermane dhe franceze ishin disa nga huadhënësit më të mëdhenj të Greqisë, ose se shumica e borxhit të grumbulluar të grekëve ishte krijuar duke blerë eksporte gjermane dhe franceze – fakte që mund t’ua kishin bërë të qartë votuesve pse shpëtimi i grekëve nga paaftësia për të paguar kishte të njëjtën rëndësi si shpëtimi i bankave dhe industrive të tyre “, shkruan Obama.

    Obama kritikon gjithashtu ish-Presidentin francez Nicolas Sarkozy, për të cilin ai mendon se nuk ishte “kundërpeshë e vërtetë” ndaj Merkelit. Ndryshe nga Merkeli, shkroi Obama, Sarkozy u shfaq shumë i çorganizuar për të hartuar një plan serioz për reformën ekonomike, duke shtuar se qasjes së Sarkozys i mungonte “qëndrueshmëria ideologjike”.

    Obama gjithashtu përshkruan shkurtimisht për lexuesit karrierën e Merkelit, duke thënë se kur u rrit në ish-Gjermaninë Lindore, Merkel fillimisht “e kishte mbajtur kokën ulur”.

    Megjithatë, gjatë rritjes së saj në krye të partisë Bashkimi Kristjandemokrat Gjerman(CDU), Obama shkruan se Merkeli demonstroi atë që formësoi të gjithë karrierën e saj: “aftësitë organizative”, “mendjemprehtësinë strategjike” dhe “durimin e palëkundur ”

    Para botimit të librit, Obama e vlerësoi më tej Merkelin në një intervistë me grupin transmetues gjerman RTL.

    “Unë mendoj shumë për Angela Merkelin.

    Ajo ka qenë një udhëheqëse e jashtëzakonshme politike, jo vetëm për Gjermaninë, por për Evropën dhe botën,” tha ai në intervistën e zhvilluar në Uashington të premten. Vëllimi i parë i kujtimeve të Obamës ka 1024 faqe dhe del sot (17.11.) në treg në 25 gjuhë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se vendimi për të vazhduar me shitjen e armëve i dërgon një mesazh të...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të kryejë goditje të drejtpërdrejta në territorin...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur se Kosova është shumë më e madhe sesa egoja e Albin Kurtit dhe...
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media pas takimit me presidentin letonez, është pyetur për raportin e Kosovës me...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu, ka kritikuar bllokimin e punës së Kuvendit, duke e quajtur situatën një pengmarrje politike, raporton Ekonomia Online....
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputeti i LDK’së Anton Quni në seancën e sotme tha se për Kosovën krijimi i unitetit nuk është utopi por domosdoshmëri. “Për...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj, e dha emrin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti kur u kërkua propozimi i kësaj partie për...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të takohet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.