×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Smaka pas infektimit të Osmanit: Kuvendi të fillojë menjëherë procedurat për zgjedhjen e presidentit

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe për dy javë ajo do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj nga shtëpia. Kështu që vendi sipas saj nuk do të ketë vakum institucional.

    “Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook.

    Por njohësi i Kushtetutës Riza Smaka, thotë për KosovaPress se nëse Osmanit i përkeqësohet gjendja dhe ka nevojë për tretman mjekësor, Kuvendi duhet të emërojë dikë në vend të saj.

    Por ai shton se tanimë është koha që Kuvendi të fillojë me procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri.

    Por kërkon që numri një i shtetit të mos jetë produkt i ndonjë marrëveshje politike, por të zgjidhet në bazë të merotokracisë.

    “Sëmundja e saj është aksidentale, por mund të pritet që ajo të mjekohet dhe atëherë mbetet çështje e Kuvendit për ta emëruar dikend si ushtrues detyre i përkohshëm edhe do duhej menjëherë të hapen procedurat për zgjedhjen e presidentit. Edhe ashtu është në afatin e skadencës. Edhe nuk do të duhej kurrsesi që të arrihet të bëhet një marrëveshje politike paraprake për personin e caktuar, se do të ishte në kundërshtim direkt me nenin 70 të Kushtetutës. Do duhej të zgjidhej personi që do të merrte vota, që do të merrte mbështetje në bazë të votave të lirshme e jo të imponuara”, thotë ai.

    Mirëpo, Smaka thotë se para se të fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri, duhet të ndryshohet neni 86 i Kushtetutës, respektivisht paragrafi i 6-të i tij.

    “Do duhej që brenda muajt të hapet procedura për zgjedhjen e presidentit dhe do të ishte fort mirë që z.Hoti që të hapte një amendament dhe t’ia jepte Kuvendit dhe të bënte ndryshimin e nenit 86, se paragrafi 6 i këtij neni e stimulon dhe e favorizon shkeljen e Kushtetutës për shkak se në raundin e tretë, faktikisht del ajo që duhet zgjidhet medoemos kandidati përndryshe do të shpërbëhej Kuvendi. E shumica e deputetëve nuk do ta kishin rrezikuar postin e deputetit për shkaqe të parimeve të caktuar, por vetëm për shkak se po u shpërndaka Kuvendi”, thotë ai.

    Kushtetuta e vendit, ka paraparë që nëse Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

    Por aty nuk është definuar nëse edhe ushtruesi i detyrës nuk është i aftë për shkaqe shëndetësore të përmbush përgjegjësitë e tij, apo ta saj.

    “Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit] 1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit”, thuhet në nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, si dhe Ekrem Tahirit, Fitim Mustafës dhe...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka thënë se së shpejti pa kosto të madhe financiare ushtrisë do t’i servohet vetëm ushqim cilësor. Në komunikatën...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se qytetarët s’duhet ta pranojnë këtë situatë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai tha se...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni tha se Qeveria “nuk ka arritur ta planifikojë përfundimin e kontratës së furnizimit me ushqim në mënyrë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit se s’mund të jenë të sigurt se kjo...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti tha në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit se “ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin zyrtar...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ka nisur seanca jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për debat parlamentar për mungesën e ushqimit në FSK. Në këtë seancë nuk po...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti Mefail Bajqinofci, ka thënë se ministri e Mbrojtjes nuk i ka dhënë kontratë kompanisë “Beni Dona” dhe se kjo sipas tij...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti tha në samitin e Procesit të Berlinit se Kosova do ta lejojë njëanshëm lëvizjen e lirë për qytetarët e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.