×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci për BBC: Anjë civil s’është vrarë nga UÇK’ja, s’luftojmë kundër qytetarëve serbë

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    UÇK’ja nuk ka vrarë asnjë njëri të paarmatorur, asnjë fmëijë, asnjë grua. UÇK’ja nuk lufton kundër popullit serb që jeton në Serbi. Kështu thoshte për BBC’në një figurat kryesore të UÇK’së, Fehmi Lladrovci, që ra dëshmor. “Gjithqysh, edhe me dëshirën më të madhe”, kishte thënë Lladrovci kur pyetej nëse do të jepte jetën për liri.

    “Më e shtrenjtë është liria se vetë jeta” u përgjigj me buzëqeshje Fehmi Lladrovci, duke shtuar se “të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të vetëdijshëm se pushkën e kanë marrë me vdekë për lirinë e Kosovës dhe asnjë nuk kursejnë, ai do të ishte fati im më i madh i jetës”, kishte thënë Fehmi Lladrovci në intervistën dhënë gazetarit të BBC’së, Vaughan Smith në vitin 1998.

    Lladrovci kishte deklaruar se ushtarët e UÇK’së nuk kanë marrë armët në duar për të luftuar kundër popullatës serbe, por kundër regjimit të Millosheviqit.

    “Le të argumentojnë serbët vetëm një rast terrorizmit që e ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndërsa ne kemi me mijëra që falanga serbe ka bërë terror mbi popullin shqiptar. Le ta tregojnë një njëri të pafajshëm që është vrarë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, një njëri të paarmatosur, një fëmijë apo një grua kudoqoftë në territorin e Kosovës. Dhe, ne armët nuk i kemi marrë për të luftuar kundër popullatës serbe që jeton në Kosovë, por kundër regjimit çetnik dhe kundër forcave policore dhe ushtarake që janë në Kosovë”, kishte thënë Lladrovci.

    Lladrovci kishte deklaruar se UÇK’ja nuk pajtohet me asnjë zgjidhje tjetër, përveç pavarësisë së Kosovës.

    “Ne dëshirojmë çlirimin definitiv të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk pajtohet me asnjë zgjidhje përveç pavarësisë së plotë të Kosovës. Jemi të gatshëm për bisedime me Serbinë vetëm për kufij dhe për asgjë tjetër”, kishte thënë Lladrovci për BBC.

    Në këtë intervistë, Lladrovci kishte thënë se lufta ishte e domosdoshme.

    “Ne nuk i kemi marrë armët në dorë se kemi dëshirë ose jemi të sëmurë me luftu, por është domosdoshmëri pa të cilën nuk kupton askush, as Evropa e as Amerika, prandaj është domosdoshmëri e kohës”, kishte deklaruar Lladrovci.

    Ai kishte thënë se rinia serbe nuk është e interesuar për luftë në Kosovë, por Millosheviqi i kishte paguar dhe i kishte frymëzuar me urrejtje ndaj shqiptarëve.

    “Ushtria jugosllave ka qenë prej kohësh e kyqur në këtë luftë, dhe nuk ka asnjë mundësi të luftojë për arsye se janë të gjithë të rinj dhe nuk kanë motiv për luftë, por këta janë të gjithë njerëz të paguar dhe njerëz që me vite Millosheviqi i ka frymëzuar me shovinizmin më të madh dhe me urrejtjen më të madhe ndaj shqiptarëve, jam plotësisht i bindur se rinia serbe nuk do të jetë e gatshme të luftojë në Kosovë”, thoshte Lladrovci.

    Fehmi Lladrovci ra dëshmor më 22 shtator të vitit 1998, katër muaj pas intervistës që dha për BBC.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.