×
  • Lajme
  • Lajme

    Demiraj: Serbia po armatoset, Kosova duhet t’i rrisë kapacitetet e mbrojtjes ushtarake

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Dritan Demiraj, në një intervistë në Ora News u shpreh seprej kohësh Serbia po kërkon që të marrë rolin drejtues sa i takon Ballkanit.

    Demiraj tha se Serbia po armatoset në shkelje të gjithë rregullave ndërkombëtare dhe këtë e bën edhe në mbështetje të ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

    Dritan Demiraj: Prej kohësh Serbia po kërkon që të marrë rolin drejtues sa i takon Ballkanit. Kjo ka qenë një dëshirë e Millosheviçit. Vuçiç po kërkon që të sjellë fuqinë e Serbisë në Ballkan. Kemi një Serbi që vitet e fundit ka qenë e suksesshme, sidomos mos njohjen e Kosovës, duke gjetur këtë përçarje të liderave shqiptarë. Rama në Berlin kërcënonte kryeministrin Haradinaj që të pranonte marrëveshjen e Vuçiçit për ndarjen e Kosovës.

    Serbia po armatoset në shkelje të gjithë rregullave ndërkombëtare, ndërsa kufizohet nga 5 shtete të NATO-s. Këtë e bën edhe në mbështetje të ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. Rama dhe Vuçiç janë miq dhe i shërbejnë karrige të tyre. Vendet tona duhet të jenë të shqetësuara, sepse armatosja e Serbisë është një sinjal alarmi dhe vendet tona duhet të rrisin fuqinë në aspektin  e mbrojtjes.

    Demiraj theksoi se historia ka treguar që Serbia është i vetëm i agresiv në Ballkan.

    Dritan Demiraj: Historia ka treguar që Serbia është i vetëm i agresiv në Ballkan. Serbia kërkon që të gllabërojë me Minishengenin dhe kemi një politikë që duhet të jetë më e vetëdijshme në nivelin ndërkombëtar. Shqipëria ka një farë garancie sepse jemi një vend i NATO-s, por Kosova duhet t’i rrisë kapacitetet e mbrojtjes ushtarake. Akuzat e Gjykatës Speciale janë në vazhdën e propagandës serbe, të bërë nga prokurorë serbë. Rama vazhdon me akuzat e Beogradit si ato me shtëpinë e Verdhë, që janë akuza të drejtuara nga Vuçiç.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se hapja e kapitujve për anëtarësim në BE e Shqipërisë është një arritje e rëndësishme...
    Lajme16 Tetor 2024
    Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete. Policia bën të ditur se si...
    Lajme16 Tetor 2024
    Policia dje në Gjilan ka ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit u janë zbuluar 15 pako me nga 20 shishe gaz serb...
    Të tjera
    Sport16 Tetor 2024
    Kosova e ka arritur mbrëmë një fitore goxha të rëndësishme në Ligën e Kombeve. “Dardanët” në “Fadil Vokrri” e mposhtën Qipron me...
    Lajme16 Tetor 2024
    Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka tentuar të tregojë alternativën e opozitës. Sipas tij, alternative...
    Lajme16 Tetor 2024
    Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami ka folur për “Front Online” lidhur me prezencën e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në Merdarë....
    Lajme16 Tetor 2024
    Mbrëmë rreth orës 20:00, policia në Ferizaj ka bërë kontrollimin e autobusit që qarkullon nga ky qytet në drejtim të fshatrave Doganaj...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kuvendi I Kosovës ka njoftuar se debati parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.