×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Zemaj i pakualifikuar, Qeveria të shkoj në shtëpi

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar Qeverinë Hoti dhe ministrin Armend Zemaj, për keqmenaxhim me pandeminë Covid-19.

    Ajo ka thënë se derisa gjatë kohës së Qeverisë Kurti, Kosova radhitej në listën e vendeve që po menaxhonin mirë me pandeminë, ajo tani është në listën e zezë.

    “Janë deputetët e këtij koalicioni që me 25 mars rrëzuan një qeveri me një arsyetim. Arsyeja ishte rrezikimi i raporteve me SHBA-në. Gjashtë muaj e gjysmë pas, ne jemi me numra alarmant të vdekjeve dhe infeksioneve”, ka thënë ajo.

    Kusari-Lila, po ashtu ka kritikuar ministrin Armen Zemaj, i cili u larguar mëherët nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ai nuk është i kualifikuar për shëndetësinë.

    “Arsyeja që zoti Zemaj është larguar, është se ka dal me policinë, sepse po ofrohet ora 19:00, e ju ka bë praktikë me e bo kryepolicin e nganjëherë ministrin e Drejtësisë, përveç ministrin e Shëndetësi edhe nuk e dinë edhe nuk e ka kualifikim ta bëjë”, ka shtuar ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Altin Sahiti, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo pozitë. Sahiti...
    Lajme21 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci, para nisjes së seancës së 50-të konstituive të Kuvendit zgjodhi të protestonte më ndryshe se herave tjera. Si rezultat...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve sot në Gjakovë, duke thënë se “humbja e jetës në...
    Lajme21 Korrik 2025
    Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan për paraburgimin e pesë zyrtarëve policorë...
    Sport21 Korrik 2025
    Pavarësisht përparimeve në popullaritetin dhe të ardhurat që po gjeneron futbolli i femrave, hendeku financiar mes futbollisteve dhe futbollistëve vazhdon të jetë...
    Lajme21 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas gjetjes nga policia të dy zollave në veri të vendit....
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Seanca e stërvitjes e klubit të futbollit Winterhausen u kthye në tragjedi, kur një 17 vjeçar në fund të seancës së tyre...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Tre zjarrfikës janë asfiksuar nga tymi gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit në Vlorë të Shqipërisë, i cili...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.