×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientët duhet të presin deri në gjashtë muaj për t’u operuar në QKUK

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Deri në gjashtë muaj kanë shkuar listat e pritjet për operacione elektive në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Gazeta Express mëson se në gjendje më të mirë nuk janë as klinikat tjera në QKUK e as spitalet rajonale.

    Deri në gjashtë muaj, pacientët duhet të presin për tu operuar në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Listat e pritjes do të të rriten edhe më shumë javëve në vijim, për shkak të gjendjes me pandeminë Covid-19.

    Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Ferat Sallahu, ka bërë të ditur, se është rritur afati i pritjes për rastet elektive në këtë klinikë.

    Ai është shprehur se do të ishte mirë që të mendohej për një alternativë tjetër për zgjedhjen e këtij problemi, për shkak që sipas tij, pacientët në gjendje jo të mirë shëndetësore, duhet të shkojnë në sektorin privat për trajtim mjekësorë.

    “5 deri në 6 muaj janë listat e pritjes për operacionet elektive. Besoj që do të ishte më mirë të bisedohej dhe të gjendej ndonjë alternativë e zgjidhjes së problemeve, për shkak se pacientët janë keq dhe shpesh herë shkojnë në sektorin privat të kërkojnë ndihmë, kur kanë mundësi për trajtim edhe këtu”, ka thënë ai.

    Sallahu ka theksuar se në këtë klinikë po trajtohen rastet urgjente dhe ato me kancer.

    Derisa është shprehur se do të duhet kohë derisa të stabilizohet situata, për shkak të pritjeve të gjata.

    Rastet joemergjente kthehen në shtëpi, shteti s’i bënë zgjidhje

    Edhe Drejtori i Klinikës së Otrinolaringologjisë, Hajdin Thaçi, ka treguar, se me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, kanë ndalur të gjitha operimet elektive.

    Ai ka treguar se në këtë klinikë po ofrohen shërbimet që janë urgjente, po trajtohen traumat, rastet me kancer dhe gjakderdhje.

    “Ne patëm filluar edhe me rastet elektive, mirëpo me vendimin e fundit të qeverisë, ato janë ndaluar. Ne jemi duke punuar vetëm me rastet urgjente, ku hyjnë traumat, tumoret malinje dhe gjakderdhjet”, ka thënë ai.

    Tutje Thaçi ka deklaruar se një pjesë të klinikës e kanë liruar për klinikat interne, për shkak se këto të fundit janë liruar për trajtimin e rasteve me Covid-19.

    Operacioneve, pacientët nuk po mund të ju nënshtrohen as në spitalet rajonale në vend.

    Nga këto të fundit po ashtu bëjnë të ditur se rastet të cilat nuk janë urgjente, duhet të presin për të hyrë në operacion, deri në përmirësimin e gjendjes me pandeminë.

    Nga Zyra për Informim në Spitalin e Pejës, kanë thënë për Express se është reduktuar numri i shërbimeve shëndetësore, dhe se po trajtojnë rastet urgjente dhe ato me kancer.

    Ndërsa, njëjtë janë shprehur edhe nga Spitali i Prizrenit.

    Kujtojmë se më 11 nëntor, Komiteti për menaxhim të situatës me Covid-19, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, kishte vendosur që të pezullojë punën në objektin e ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Në vendimin e marrë, thuhej se QKUK-ja do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për rastet emergjente që kanë nevojë për trajtim mjekësorë.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Stacioni Policor në Rahovec ka bërë të ditur se më 3 korrik ka pranuar informata se në rrugën “UÇK” në këtë komunë...
    Lajme16 Korrik 2025
    Të enjten parashikohet fillimisht mot me diell dhe vranësira, i cili në orët vijuese të ditës do të pasohet nga një front...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kulmet e dy ndërtesave në lagjen e Muhaxherëve, në afërsi të Parkut të Qytetit,  Prishtinë janë përfshirë sonte nga zjarri, duke shkaktuar...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Nesër me 17 korrik do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit. Kjo do të jetë përpjekja e 48-të për konstituimit të Kuvendit,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri. Lajmin për FrontOnline,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Është përfshirë nga zjarri një ndërtesë banimi në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Front Online ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Front Online ditë më parë ka njoftuar për qindra tendere të fituara nga kompania Meditech. Sipas hulmtimit të Front Online, kompania farmaceutike"Meditech",...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjedhjet lokale dhe se është pjesë e PDK’së. Lladrovci në...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se zjarri i mbrëmshëm që përfshiu dy depo në zonën industriale të Lipjanit po hetohet si rast...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.