×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti thotë se ankesat e pacientëve në QMF janë të tri natyrave

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se sot bashkë më drejtorin e  Shëndetësisë, Bujar Gashin kanë vizituar njërën nga qendra e Mjekësisë Familjare.

    Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se derisa ka parë ngaa fër shërbimet për pacientë ka thënë se ka ankesa e që janë të tri natyrave, përcjell FrontOnline.

    Sipas tij, njëra prej ankesave është për Komunën e Prishtinës, ndërsa të tjerat nuk janë për ta.

    Postimi i tij i plotë:

    Sot me drejtorin Bujarin ishim bashkë me pacientët në QMF Emshir – Kalabri ku marrin ndihmë pacientët që nuk janë në gjendje të rëndë sa për tu shtrirë në QKUK por që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

    Ankesat janë të tri natyrave

    1. Pritja për të marr shërbimin 2-3 orë
    2. Ankesë e përgjithshme që qytetarët në Kosovë paguajnë shumë për laboratoret private për teste etj.
    3. Nganjëherë nuk është e gjithë terapia

    E para është ankesë për komunën, tjerat nuk janë ankesa të tashme dhe nuk janë specifike për komunën.  Covidi i ka nxjerr tepër në pah mangësitë e sistemit tonë politik e shoqëror.

    1. Pritja në kohë pandemie e krize është normale edhe pse duhet të përmirësohet. Me rëndësi është shërbimi mos me u ndërpre. Kemi shumë mjekë e infermierë të infektuar dhe nuk kemi mundësi të shtojmë numra me procesin formal sepse nuk lejohet nga qeveria.  Duhet të mbyllim QMf në lagje tjera për të shtuar në Kalabri. Megjithatë, në mungesë të vendimeve të shpejta për krejt komunat kam udhëzuar drejtorinë e shëndetësisë dhe zyren e personelit për anagzhim afatshkurtër të stafit shëndetësor shtesë.  Kjo do ta ul kohën e pritjes dhe do të ahtoj kapacitete.
    2. Kam udhëzuar drejtorinë e shëndetësisë që krejt buxhetin që e kanë për mallra e shërbime ta drejtojnë në blerjen e barnave që qytetarët po paguajnë këto ditë për covid. Infuzione, antibiotikë, kortikosteroidë në mënyrë që të zbusim sado pak koston për qytetarët e Prishtinës.  Nuk mund të presim nga niveli qendror sepse kanë shumë më shumë përgjegjësi momentalisht.  Po ashtu po shohim mundësinë që përkohësisht të bëjmë disa teste laboratorike që nuk i kemi në kompetencë vetëm e vetëm që të mundësojmë shërbim falas.
    3. Kemi përgatitur edhe plankn emergjent për ndihmë bazike shëndetësore në një ambient mobil me 200 shtretër. Njëherë për njëherë buk ka nevojë sepse po i shtojmë të gjitha dhomat në Kalabri. Kemi nevojë për staf dhe mjete.  E përkundër ndalesave byrokratike nuk guxojmë të ndalemi.

    Pas bisedës me pacientët, mund lirisht të them që shumica ishin tepër falenderues për stafin dhe sjelljet.  Ankesat për pritje do ti adresojmë edhe pse në këtë situatë gjithcka është jashtë normales.  Ankesat për kosto do të mundohemi ti adresojmë me çdo gjë që kemi, përkundër faktit që nuk janë kompetencë e jona.

    Deri më sot kemi telefonur mbi 10,000 persona me Covid të Komunës tonë sipas listave që na janë dorëzuar nga IKSHP.  Kemi shpërndarë mbi 10,000 pako ushqimore e higjienike.  Është e qartë që kji betejë vazhdon edhe për javë të tëra.   Do të jemi bashkë gjatë gjithë kësaj kohe!/FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gojbul të Vushtrrisë. Sot, policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje. Sipas...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prilepit në Maqedoninë e Veriut, ku një burrë ka vrarë nipin dhe djalin e...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, në një prononcim për Front Online, ka kritikuar qeverinë për sic tha ai...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 20:59 në Vushtrri. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, ka gjithsej 581 mijë e 95 banesa. Nga to 356 mijë e 959 janë të banuara...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.