×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Gaxherri-VV: Qeveria Hoti s’ka pranuar donacione, ju morët oksigjen nga Serbia

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka dalë në mbrojtje të Qeverisë Hoti lidhur me gjendjen me COVID-19, pas kritikave të ashpra të Vetëvendosjes për menaxhimin me pandemi, duke përkujtuar se qeverisja aktuale nuk ka pranuar donacione nga Serbia sikur në rastin me oksigjen në kohën kur ekzekutivi drejtohej nga Kurti.

    Duke ia kujtuar Lëvizjes Vetëvendosje oksigjenin nga Serbia, donacion të pranuar sa ishte kryeministër Albin Kurti, ajo vuri në pah se Qeveria Hoti nuk e ka bërë një gjë të tillë.

    Ajo gjatë debatit parlamentar mbi gjendjen me COVID-19, ka kërkuar nga deputetët që të votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike, duke thënë se vetëm të bashkuar mund të tejkalojnë gjendjen e rënduar nga pandemia.

    “Kjo qeveri nuk ka pranuar donacione nga Serbia, nuk ka keqpërdorur paranë publike duke shfrytëzuar pandeminë me tenderë me të cilët ishin lidhur kontrata me çmime 2-3 herë më të larta se çmimet e tregut. Nuk po bëhen selektime politike partiake në përzgjedhjen e specializantëve e personelit shëndetësor në përgjithësi. Ne jemi para një sfide të vështirë, por secili kemi përgjegjësi dhe duhet ta përmbushim, pasi jemi dëshmitarë se po humbim më të dashurit tonë, andaj ju lutem që të mos politizojmë me këtë fatkeqësi. Çdo fatkeqësie në vend mund t’ia dalim kur jemi bashkë”, tha Gaxherri.

    Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuara qeverisjen e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës për dështim në menaxhimin e me pandeminë koronavirus, ku vetëm sot janë regjistruar 16 viktima dhe 690 raste të reja në nivel vendi.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Mytfiu Naim Tërnava ka lëshuar një reagim për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në rastin e ish krerëve të UÇK’së. Tërnava...
    Lajme16 Korrik 2025
    Sot në Deçan është zhvilluar një ecje simbolike për Sadri Nezirajn ecte që çdo ditë me djalin e tij Azemin, shpesh duke...
    Lajme16 Korrik 2025
    Rrjeti i OJQ-ve, AVONET, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me, siç thotë, sulmin ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Franca thuhet se nuk planifikon të bashkohet me një iniciativë të mbështetur nga NATO, që vendet evropiane të financojnë dërgesat e armëve...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur në Spitalin e Fëmijëve Jeanne-de-Flandre në Lille të Francës, ku një djalë gjashtë vjeç, i cili...
    Lajme16 Korrik 2025
    Është nënshkruar sot në Londër Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Përgjithshëm (Royal...
    Lajme16 Korrik 2025
    Misioni i OSBE-së përmes një reagimi në faqen zyrtare kanë thënë se e nënvizojnë rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit të...
    Lajme16 Korrik 2025
    Polici dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmet Kelmendi, do të varroset sot, pas ndarjes tragjike nga jeta si pasojë e...
    Lajme16 Korrik 2025
    Anëtari i PDK’së në KQZ, Ilir Gashi, ka thënë se sot janë bërë 30 ditë prej që kanë bërë një kërkesë zyrtare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.