×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nagavci nuk ia jep fjalën Zemajt, i thotë se nuk mund të flas sa herë dëshiron në Kuvend

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci është përplasur me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e sotme plenare për menaxhimin me COVID 19.

    Pas kritikave të ashpra të deputetit të LVV-së, Fitim Uka karshi të parit të shëndetësisë, Zemaj insistoi të marrë fjalën në emër të qeverisë, por kryesuesja e seancës, nuk ia dha një mundësi të tillë, pasi Zemaj kërkonte të fliste në emër të qeverisë e jo replikë ndaj deputetit.

    Përkundër insistimit, e dyta e legjislativit i tha kreut të shëndetësisë në vend se ai në Kuvend nuk e merr fjalën sa herë të dëshiron.

    “Jo sa herë të doni, një raund i deputetëve dhe mandej ju, jo sa herë doni. Sipas rregullores jo sa herë të doni. Ismet Beqiri e ka fjalën. Pasi të përfundon pastaj…zotëri Zemaj nëse dëshironi për replikë mund të merrni fjalën, ndërsa nëse dëshironi me u adresu në emër të qeverisë, pasi të përfundoni deputetët. Nuk e merrni fjalën sa herë dëshironi. Zotëri Zemaj a keni replikë”.

    E ministri Zemaj vazhdimisht iu referua kryesueses së seancës se nuk është duke lexuar rregulloren e Kuvendit drejtë.

    “Urdhëro, rregulloren lexo”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, ka gjithsej 581 mijë e 95 banesa. Nga to 356 mijë e 959 janë të banuara...
    Lajme12 Korrik 2025
    Florian Dushi, nënkryetar i Prishtinës, ka thënë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme ndaj Muratit, nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje. “Postimi është i...
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë në një...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në të cilën territori i huaj, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse...
    Lajme12 Korrik 2025
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar sot një tjetër përditësim lidhur me punimet në ndërtimin e urës së re në Kosovë....
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i hodhi poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që Beogradi ka kërcënuar me përshkallëzim konflikti...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.